E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, me version rok të himnit të BE-së

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri,  ka shënuar marrjen e Çmimit Nobel për Paqe, duke realizuar versionin rok të himnit të Bashkimit Evropian.

''Ode to joy" (Himni i gëzimit), interpretohet nga një treshe mjaft e njohur e muzikës në Shqipëri, Elton Deda, Eugent Bushpepa dhe Kamela Islamaj.   Ky është himn jo vetëm i Bashkimit Evropian, por edhe i Evropës në kuptimin më të gjerë. Melodia rrjedh nga Simfonia e Nëntë, e kompozuar nga Ludvig Van Betoven në vitin 1823. Për pjesën e fundit të kësaj simfonie, Betoveni kompozoi muzikën mbi poezinë “Himni i Gëzimit”, shkruar nga Fridrih fon Shiler më 1785.
Poezia shpreh vizionin e idealizuar të Shillerit që raca njerëzore të vëllazërohet – një vizion që e kishte edhe Betoveni.   Në vitin 1972, Këshilli i Evropës (organi i cili krijoi flamurin e Evropës) pranoi "Himnin e Gëzimit" si himnin e BE-së. /R.K./Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›