Shqipëria merr 2 anije me qira për prodhim të energjisë

Shqipëria ka marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike. Marrëveshja është nënshkruar tashmë, në mbështetje të SHBA-së dhe ambasadores Yuri Kim me një afat 2-vjeçar.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku u shpreh në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, se kjo do të shërbejë për të siguruar një pavarësi energjike.
“Kemi arritur marrëveshje për të marr me qira 2 anije të prodhimit të energjisë elektrike deri sa TEC të vihet në punë. Janë termocentrale lundruese dhe janë arritje e madhe se do na garantojë një pavarësi energjike, sigurisht e kufizuar”, tha ministrja Balluku.
Kpaciteti i një prej këtyre anijeve është 114 megawat në orë dhe do të ketë çmime konkurruese sa i përket edhe tregut aktual të bursës, i cili për shkak të luftës në Ukrainë ka pësuar tronditje të mëdha. Këto anije priten që të vihen në punë brenda 3 muajve, e cila përkon me periudhën e verës, ku dhe vendi ynë kërkon më shumë sasi energjie.
Nisur nga fakti që Vlora është një nga vendet më turistike dhe më të frekuentuara gjatë sezonit të verës, zonja Balluku u kujdes të theksonte se këto 2 anijet janë te certifikuar nga Banka Botërore, pra respektojnë kushtet ambientale.
“Janë në respektim e kushteve ambientale, këto termocenteale do të jenë në përputhshmëri të plotë me kushtet sa si përket ambientit të pastër dhe këto anije i kanë”, tha ministrja Balluku.
Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë u theksua se Kaskada e Drinit është menaxhuar mirë dhe se nuk do këtë ndërprerje energjie dhe as rritje çmimi për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.