Ibrahimaj: Situata do zgjasë më shumë se një vit ndaj dhe qeveria do të mbajë në monitorim çmimet e mallrave të shportës!

Ministria e Financave Delina Ibrahimaj tha se qeveria do të mbajë nën monitorim çmimet e mallrave të shportë që ato të mos rriten pa kontroll.
Bëhet fjalë për miellin, orizin, sheqerin dhe vajin e lulediellit, që Bordi i Transparencës nuk do të lejojë shiten me çmim më të lartë nga ai që vendos.
“Do përcaktojmë formulën për përcaktimin e çmimeve. Bordi i Ushqimeve ka vendosur që më 1 prill të mbajë nën monitorim 4 produkte. Pra mielli, orizi kokërrgjatë, sheqeri dhe vaji i lulediellit. Do përcaktohet marzhi i fitimit dhe do aplikohet. Do dalim sot me disa çmime referencë. Nuk do të jetë me çmim më të lartë nga ai që vendos Bordi, do publikohen sot çmimet” tha zonja Ibrahimaj.
Ndërkohë sipas ministres inflacioni me rritjen e çmimit të produkteve do të zgjasë më shumë se harku kohor i një viti, ndaj sipas saj u ngritën edhe bordet.