E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia miqesore me Lituanine ne Tirane me 26 mars

Ndeshje kualifikuese por edhe testime.

Fundi i marsit do të jetë i ngjeshur për Kombëtaren shqiptare.

Federata ka zyrtarizuar se në datën 26 të këtij muaji, kuqezinjtë do të luajnë një ndeshje miqësore me Lituaninë.

Takimi do të zhvillohet në Tiranë.

Kjo përballje vjen vetëm katër ditë pas sfidës kundër Norvegjisë në Oslo, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2014.

Përfaqësuesja është pushim në atë datë. Stafi teknik synon ta shfrytëzojë për të harmonizuar lojën e skuadrës dhe të provojë futbollistët e rinj.

Ndërkohë, humbja 2-1 në miqësoren me Gjeorgjinë ka ndikuar në klasifikimin e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.

Për muajin shkurt, Kombëtarja ka zbritur me tetë vende.

Tashmë skuadra e De Biasit është e 71-ta në botë dhe e 34-ta në Europë. Rrëshqitja ka ardhur pas pozicionimit të kënaqshëm gjatë tre muajve të fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›