E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 26, Teuta- Laçi 0-0

www.albania-sport.com -Teuta dhe Laçi ndanë nga një pikë në barazimin pa gola në “Niko Dovana”, me durrsakët me mendjen nga Kupa e Shqipërisë dhe laçjanët në luftë për vendin e trete dhe një vend në Ligën e Europës. Teuta vazhdoi serinë jo të mirë, ku nuk fiton prej pesë javësh, ndërkohë që Laçi vijon serinë pozitive me ëndrrën UEFA. Teuta, që nga ana e saj synon një vend në finalen e Kupës, pasi ka mundur në ndeshjen e parë gjysmëfinale Vllazninë, ndodhet tani në vendin e 9-të me 32 pikë, ndërkohë që Laçi ndan me Shkumbinin e Tiranën vendet 3-5 me nga 30 pikë secili. Ky ishte barazimi i pestë midis dy skuadrave në 23 ndeshje (13 fitore Teuta, 5 fitore Laçi).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 02 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›