Shqipëria miqësore me Paraguain?
Paraguai është një nga kandidatët e mundshëm, për të qenë kundërshtari i Shqipërisë për një ndeshje miqësore në datën e lirë të UEFA-s. Sinjali nuk vjen nga zyrat e Federatës Shqiptare Futbollit, por nga Amerika e Jugut
Paraguai - Shqipëria është në kërkim të një kundërshtari për datën 19 nëntor. Por emri i Paraguait është bërë i njohur nëpërmjet mediave të huaja. Faqja prestigjioze sportive "Goal.com", ishte ajo që publikoi dje këtë lajm. Presidenti i Federatës Paraguaiane të Futbollit, Juan Angel Napout, në një prononcim të tij, ka theksuar se kandidatët e mundshëm të tyre për një ndeshje miqësore në datën e lirë të muajit nëntor janë tre: Peruja, Izraeli dhe Shqipëria. Paraguai është lideri i grupit eliminator të Amerikës së Jugut për Botërorin 2010. "Peruja ishte një nga finalistet e Botërorit të kaluar, është një rival që e respektojmë, nëse do ta konkretizonim takimin do ta luanim në Lima, por nuk hedhim poshtë rivalët e tjerë, si përfaqësueset e Izraelit e Shqipërisë", pohoi bosi i futbollit paraguaian. Nëse zhvillohet, kjo do të jetë ndeshja e parë që Shqipëria luan me një kombëtare nga Amerika Latine. Më 11 shkurt 2009, Paraguai ka programuar një miqësore me Turqinë.
Dështimet - Tentativat e deritanishme të Federatës Shqiptare të Futbollit për të gjetur një kundërshtar për 19 nëntorin kanë rezultuar të dështuara. Në listën e emrave, të cilëve u është kërkuar të luajnë një ndeshje miqësore muajin e ardhshëm, kanë qenë Sllovakia, Zvicra, Turqia, Kroacia, Sllovenia apo edhe ndonjë skuadër tjetër. Por asnjë prej tyre nuk ka kthyer përgjigje pozitive. FSHF pohon se, e angazhuar për të punuar në këtë drejtim, është RTL-ja (grupi mediatik që ka blerë të drejtat televizive të Kombëtares). Pohohet se ka disa alternativa, nga të cilat drejtuesit e FSHF -së nënvizojnë se do të mundohen të zgjedhin më të mirën. Trajneri Han ka shprehur më parë se dëshiron një kundërshtar të nivelit mesatar për miqësoren e tretë nën drejtimin e tij.
Miqësoret - Në dy miqësoret e para, holandezi humbi 1-0 me Poloninë e Leo Benhakerit (ndeshja u luajt në Reutlingen të Gjermanisë) dhe fitoi 2-0 kundër Lihtenshtejnit (golat nga Hyka e Kapllani). Shqipëria në katër ndeshjet zyrtare eliminatore të Botërorit 2010 ka grumbulluar katër pikë, ku spikasin dy barazimet e mëdha me Suedinë (0-0) në Tiranë dhe Portugalinë (0-0) në Bragë. Dy ndeshjet e ardhshme zyrtare janë ato kundër Maltës në transfertë, më 11 shkurt, e Hungarisë, më 28 mars në Tiranë. Në dy takimet e para me këta kundërshtarë, ndaj Maltës fituam në Tiranë (3-0, golat nga Bogdani, Duro, Dallku) e me Hungarinë humbëm 2-0 në Budapest, që janë njëherësh edhe dy golat e pësuar nga Arjan Beqaj në katër takime zyrtare.