Meta Kontributi i rinise teper i rendesishem per reformat e integrimit

Tirane 26 Tetor NOA - Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta gjate nje takimi me te rinjte e LRI u shpreh se kontributi i tyre ka qene i jashtezakonshem ne keto vite pergjate rruges se integrimit.
Duke inkurajuar te rinjte e LRI-se Meta theksoi se duam qe te rinjte te jene vertete nje force qe krijon energji po ne menyre te vecante mendime dhe ide te reja per reformat jo vetem ne fushen e arsimit po edhe reformave ne te gjitha fushat shoqerise shqiptare.
Ndaj ne kete drejtim theksoi Meta kontributi i te rinjve eshte teper i rendesishem jo vetem ne reformat qe po zhvillohen ne fushen e arsimit por dhe te tregut te punes ne menyre qe liberalizimi i vizave i cili me te drejte po perjetohet si nje moment historik per te gjithe te rinjte dhe shqiptaret te jete nje hap i rendesishem ne integrimin evropian per te prekur dhe per te jetuar kete hapesire lirish dhe mundesish qe ekziston ne Bashkimin Evropian po ne fund te fundit synimi kryesor eshte qe standardet evropiane shqiptaret ti prekin ne Shqiperi ne qytetet dhe ne komunat tona qe e ardhmja e shqiptareve te jete e sigurt per nje te ardhme evropiane ne vendin e tyre.
Keto jane arsyet - theksoi Meta - qe ne na duhet nje LRI edhe mee fuqishme se ajo sot dhe une besoj se ju jeni ne nje rruge te mbare dhe keni te gjithe mbeshtetjen tone dhe jam i bindur njekohesisht se edhe ne zgjedhjet e ardhshme lokale do te jete nje mundesi e shkelqyer per ju jo vetem te kontribuoni per suksesin e tyre por dhe te perfaqesoheni ne nje menyre sa me te denje ne te gjitha nivelet e perfaqesimit te pushtetit vendor sepse roli i komunitetit dhe lidhja e nje force politike me komunitetin po merr perparesi te jashtezakonshme ne jeten politike.
Une jam i bindur se lidhja juaj me komunitetin ku jetoni por dhe ne komunitetin ku banoni dhe studioni do te beje te mundur qe energjite tuaja te integrojme te gjithe ne proceset e ardhshme elektorale por edhe te gjitha ato shtresa qe jane demtuar tek besimi i tyre tek demokracia dhe tek mundesite per nje jete me te mire. Sepse ne jemi te ndergjegjshem se nje pjese e shoqerise sone ende perballohet me veshtiresi te jashtezakonshme ekonomike dhe sociale te te gjithe shoqerise sone perfundoi fjalen e tij kryetari i LSI-se Meta.
n.e/NOA