Kosova do të diskutohet në samitin e NATO-s
Prishtinë -Në samitin e ardhshëm të NATO s në Strasburg dhe në Keln do të shqyrtohet zhvillimi dhe aktivitetet e Aleancës në Ballkan me fokus të posaçëm në Kosovë, ka bërë të ditur një zyrtar i NATO-s në Bruksel. Shefat e diplomacive të NATO-s , të premten do të analizojnë të gjitha sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohen aleatët e kësaj Aleance.
Në takimin e të shtunës ndërkaq, shefat e shteteve ose qeverive të shteteve anëtare të NATO s, në të cilin për herë të parë marrin pjesë edhe presidentët e Shqipërisë dhe Kroacisë, do të miratojnë konkluzionet të cilat përfshijnë edhe vlerësimet për gjendjen në Ballkan dhe në Kosovë. qik