NATO,PS:Dita e shqiptarëve
Tiranë - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e ka vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, si realizim të ëndrrës të të gjithë shqiptarëve. “Kjo është dita e shënuar kur Shqipëria dhe çdo shqiptar ndihet krenar që i bashkohet kësaj aleance, në radhë të parë vlerash, vlerave të pluralizmit, lirisë, demokracisë dhe tolerancës. Është dita kur ne duhet ta kuptojmë se këto vlera që kemi përqafuar, liria dhe dinjiteti i njeriut janë tepër të çmuara dhe janë në bazën e kësaj aleance të cilës i përkasim sot edhe zyrtarisht. Për t’i siguruar ato na është dashur të paguajmë një çmim shpesh shumë të lartë”-theksoi Rama në një konferencë posaçërisht për këtë çështje.
Kreu socialist tha më tej se sot është dita e socialistëve e demokratëve apo atyre pa parti, pa dallim moshe, krahine, gjinie, feje e ideje se Shqipëria hyri në NATO falë tyre, jo falë politikanëve të saj që e vonuan 18 vjetëve, më shumë se një herë, këtë ditë të madhe.
“Por, gjithashtu, përfitoj nga ky moment historik për të konfirmuar solemnisht si kryetar i opozitës shqiptare se nuk do të rreshtim kurrë së kontribuuari që Shqipëria të arrijë tërë ato standarde që një vend dinjitoz i NATO-s duhet të ketë dhe nuk do të mungojmë në asnjë apel të kësaj aleance të madhe përballë të këqijave që kërcënojnë botën ku jetojmë, në mbrojtje të vlerave të kësaj aleance”-nënvizoi Rama.