Shqiperia, ne 93 foto

“Ideja nuk ishte e imja, por e mikut tim Desiati dhe kolegeve qe me nxiten per kete ekspozite. E prita me droje dhe mosbesim, sepse une nuk jam fotograf profesionist, por pashe se te vena ne kornize dhe te printuara, dicka ishte bere”, u shpreh Baxhaku.
Xhuzepe Desiati, nje njohes i mire i gjuhes shqipe, mbeti i mahnitur jo vetem nga reportazhet e permbledhura ne librin ‘Gur’, por edhe nga fotografite.Ai kembenguli qe te hapej nje ekspozite ne qilarin e librashiteseve ne Berlin, aty ku ftohen dhe ekpozohen romanet e shkrimtareve te njohur,si Orhan Pamuk e Bunter Gras.
Baxhaku tregon se kjo pjese e Shqiperise e percjelle ne kete forme e beri te ndihet krenar si shqiptar dhe jo si autor i ketyre fotove.
“Ne ekspozite erdhen edhe njohes shume te mire te Shqiperise, por permes fotove ato njohen nje Shqiperi tjeter, qe i kuriozoi per t’u rikthyer edhe njehere dhe per te pare keto zona larg qendrave te medha. Fakti qe nje pjese e Shqiperise eshte ne nje prej zonave me te kulturuara te Berlinit, me ben te ndihem krenar si shqiptar”, u shpreh Baxhaku.
Ne 'qilarin e librashitesve', ashtu sic e kane nisur ta quajne kete vend qe pas viteve 50-60 atehere kur shkrimtaret mblidheshin ne kete vend per te pire kafe dhe per shkruajtur, fotografite e Baxhakut do te qendrojne te ekspozuara deri me 3 korrik. Kjo ekspozite qe mban firmen e Fatos Baxhakut eshte nje ure komunikimi mes kulturave te dy vendeve tona.