Treni elektrik, reagon Poci

Sipas ministri aktual Olldashi , i cili ka ngritur edhe nje padi ne gjykate, ish-ministri Poçi ka kërkuar zyrtarisht zbatimin e menjëhershëm të një pjese të kontratës për trenin, në kundërshtim me ligjin dhe pa marrë ratifikimin në kuvend të marrëveshjes së huasë. Por Poci sqaron se periudha për të cilën bën fjalë kallëzimi është koha kur ka qenë në mes të hartimit të kontratës dhe jo zbatimit të saj.
Gjykata e Arbitrazhit në Romë ka vendosur në favor të kompanisë amerikane, duke e dënuar Shqipërinë me 12 milionë euro gjobë per shkak te prishjes se njeanshem te kontrates. Sipas ish-ministrit Poci, faji kryesor per kete humbje i mbetet qeverise aktuale.
Odiseja e cështjes gjyqësore mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane nisi që në vitin 2005, pasi qeveria demokratike e sapoardhur në pushtet prishi në mënyrë të njëanshme kontratën 70 milionë dollarëshe për ndërtimin e trenit të ashtuquajtur elektrik Tiranë-Durrës.