E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e 19 e grevës së PS, arrin në 65 numri i të larguarve, në spital Eltar Deda Çadra ku janë të ngujuar grevistët

Vijon greva e urisë së Partisë Socialiste, në ditën e 19-të të saj. Gjatë orëve të para të mëngjesit është larguar nga greva Anila Batalli, një qytetare nga Elbasani. Ndërsa Eltar Deda, deputet i qarkut të Vlorës, është dërguar për në spital gjatë orëve të para të mëngjesit. Në ditën e 19-të e grevës së urisë, një tjetër grevistë lë grevën për shkaqe shëndetësore, Gentian Marishta, 37 vjeç nga Durrësi, i cili është dërguar në QSUT. Pas tij, është dërguar në spital Armand Xhafa, 27 vjeç nga Tirana. Gjendja e grevistë është rënduar së tepërmi, kjo ka sjellë edhe daljen e grevistit tjetër, Robert Lili 40 vjeç nga Elbasani. Me daljen e tij, numri i të ngujuarve të dalë deri më tani për arsyet shëndetësore është 65.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›