Shqipëria në BE / Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot Konferencen Parlamentare Ndërkombëtare

Kuvendi i Shqipërisë organizon Konferencën Ndërparlamentare
“Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.
Konferenca do të mbledhë përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve të tjera europiane, me fokus procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit.
Aktiviteti do të përshëndetet nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi; Kryeministri Edi Rama; Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa; Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë.
Në kuadër të konferencës do të zhvillohen tre sesione me temat:
* Agjenda e zgjerimit të BE-së dhe rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit;
* Zgjerimi si faktor strategjik për reformat, stabilitetin dhe sigurinë;
* Udhëheqja parlamentare dhe angazhimi në avancimin e integrimit europian.