Shqipëria në BE, ministrat Mazniku dhe Ibrahimaj: Çfarë ndodh nëse anëtarësohemi

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë fushatë të jetë vetë protagonist duke kërkuar mandatin e katërt qeverisës.
Në retorikën e tij në fushatën zgjedhore ai ka zgjedhur si armë të tijën shpatën që pretendon se ia ka dhënë drejtësisë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030.Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe Ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj treguan për Top Story se çfarë përfiton Shqipëria nëse anëtarësimi i Shqipërisë në BE ndodh.
Ibrahimaj: Mbështetja që BE-ja do na japë ne nga vitet deri në anëtarësim është mbështetje që do të vazhdojë në këtë nivele. Pastaj që nga momenti kur Shqipëria të hyjë në BE, mbështetja do të rritet.Mazniku: Sot ne kemi një plan. Ky plan ndërtohet në bazë të disa objektivave. Po nuk i arrite objektivat, nuk të vijnë fondet.
Duma: Sot ju jeni përpara shqiptarëve me një ofertë që varet nga Brukseli?
Mazniku: Ne jemi të angazhuar për këtë punë. Komisioni Europian ka angazhime specifike, që thotë: ‘Ne jemi të gatshëm që të mbyllim negociatat nëse Shqipëria bën detyrat e veta në 2027’. Ne kemi detyrë që deri në 2027 ne të kapim këtë dritare. Është një dritare që për herë të parë është e hapur nga BE-ja për Shqipërinë deri në një datë të caktuar. Gjatë muajve të fundit janë hapur tre grupkapituj. Është gatishmëria e Europës dhe gatishmëria jonë.