Pacolli: PDK-LDK jo serioze

Pas PDK-së dhe LDK-së ka reaguar edhe Aleanca Kosova e Re, e cila është përmendur se mund të jetë partner qeverisë bashkë me PDK-në, nëse qeveria aktuale bien. Me këtë rast, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një komunikate për media tha se të enjten në mënyrë jozyrtare është plasuar në opinionin publik ideja e një koalicioni të mundshëm midis PDK dhe AKR dhe LDD.
Madje sipas këtij njoftimi ishte diskutuar dhe për ndarje postesh drejtuese. Me përgjegjësi të plotë politike dhe njerëzore e hedh poshtë këtë njoftim. Nuk ka pasur deri me sot ndonjë komunikim zyrtar midis meje dhe zotit Thaçi në lidhje me këtë kinse aleancë. Ndaj e quaj mungesë të thellë etike, e quaj lojë me qytetarin përhapjen e lajmeve të tilla, thuhet në këtë komunikatë.
Pacolli përmes komunikate gjithçka që ndodhi të enjten në mbrëmje e quan manovër politike. Sapo kanë mbaruar zgjedhjet e raundit të parë. Po diskutohet për raundin e dytë dhe akoma nuk i është dhënë përgjigje ankesave tona dhe të subjekteve të tjera në lidhje me parregullsitë në këto zgjedhje. Ndaj më duket e pakuptimtë kjo që ndodhi, shton ai.
Sipas Pacollit ai vazhdon ti përmbahem asaj që e ka thënë vazhdimisht se AKR do të bëjmë aleancë vetëm me atë parti që pranon ta implementojë programin e saj politik.
Pra ta bëjë pjesë të programit qeverisës. Nuk kam besim se kjo mund të ndodhë, duke parë sesa serioze janë partitë në pushtet me programet qeverisëse, apo me dinjitetin e qytetarit siç ndodhi dje, thuhet në këtë deklaratë.