Shqipëria në Eurosong, Sejko e Lulgjuraj ndezin skenën në 'Malmo Arena'

SUEDI - Në Malmo të Suedisë zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e festivalit të muzikes Europiane "Eurovision Song Contest", në të cilin do të marrë pjesë edhe Shqipëria, e cila do të prezantohet e 14-ta.
Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj interpretuan të 14-ët këngën "Identitet", me të cilët vendi ynë konkruon në gjysmëfinalen e dytë të festivalit të këtij viti.
Artistët shqiptarë shkundën skenën e Eurovizionit. Skena u mbush me mjegull, drita të forta portokalli dhe sigurisht fishekzjarrë. Këngëtarët nuk ishin të vetëm në skenë. Për të sjellë tingujt rrok këngëtarët u shoqëruan edhe nga një baterist, një perkusionist, një tastierë dhe një kitarë bas.
Kënga 'Identitet' u këndua në gjuhën shqipe.
PROVAT
Në provën e së shtunës, interpretimi i djemve shqiptarë ka qenë mbresëlënës aq sa edhe producentët e Eurosong të cilët prej vitesh e kanë ndjekur këngën shqiptare në Festivalin Europian të muzikës do të tregoheshin entuziaste pasi Shqipëria këtë herë ndryshe nga vitet e shkurara shkon me një këngë rock.
E kanë ndezur skenën djemtë nga Shqipëria të cilët treguan më së miri edhe në këtë provë se janë artistë të vërtetë dhe kane ambicie për t'u paraqitur sa më mirë dhe se meritojne të dalin në finalen e madhe të 18 Majit. Menjëherë pasi kanë lënë skenën artistët tanë së bashku me autoren e tekstit Eda Seiko dhe kryetarin e delegacionit Kleart Duraj janë ngjitur ne podiumin e sallës së konferencës për shtyp ku gazetarë të shumtë kanë bërë mjaft pyetje të cilat artistët tanë i janë përgjigjur në lidhje me atmosferën e gjetur në festival por edhe për karrierën e tyre në Shqipëri.
“Kënga jonë është për identitetin shqiptar. Një mesazh të cilin ne po përpiqemi ta ndajmë përmes tekstit, i cili flet për shpresën që një ditë edhe vendi ynë t’i bashkohet identitetit europian”, është shprehur Adrian Lulgjuraj.
Tërheqim vëmendjen e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë të japin kontributin e tyre duke votuar për këngën shqiptare që të ndihmojnë artistët tanë të shkojnë në natën finale më 18 Maj.
(e.m/er.nu/m.a/BalkanWeb)