Shqipëria në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”Për Shqipërinë kjo është hera e 7-të që merr pjesë në këtë kompeticion të madh ndërkombëtar.Flamurmbajtësi shqiptar në ceremoninë e “Pescara 2009” është peshëngritësi i njohur shkodran Erkand Qerima

Shqipëria, një nga 23 vendet që laget nga ujërat e Mesdheut, merr pjesë në Lojërat e 16-ta Mesdhetare, të cilat do të mbahen në Pescara të Italisë (26 qershor-5 korrik 2009). Lojërat Mesdhetare janë zhvilluar për herë të parë në vitin 1951 në Aleksandri të Egjiptit.
Për Shqipërinë kjo është hera e 7-të që merr pjesë në këtë kompeticion të madh ndërkombëtar, teksa në gjashtë të parat ka koleksionuar në total 27 medalje (3 ari, 10 argjendi, 13 bronzi). Flamurmbajtësi shqiptar në ceremoninë e “Pescara 2009” është peshëngritësi i njohur shkodran Erkand Qerimaj. Ja dhe një historik i shkurtër i Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare.
1. “Latakia 1987” (Siri)
Kjo është dhe dhe hera e parë që Shqipëria ka marrë pjesë në Latakia të Sirisë, në vitin 1987, njëherësh edhe Lojërat e 10-ta Mesdhetare, të cilat kanë filluar në vitin 1951 në Aleksandri të Egjiptit. Sportistët tanë garuan në “Latakia 1987” në pesë disiplina (atletikë, qitje, peshëngritje, basketboll e volejboll) e më një total prej 32 atletësh. Pikërisht në Latakia, Shqipëria ka marrë edhe 3 medaljet e vetme të arta (plus 1 argjendi e 4 bronzi).
2. “Athinë 1991” (Greqi)
Në “Athinë 1991” (Greqi), Shqipëria u përfaqësua me 116 sportistë, të cilët garuan në 13 disiplina sportive, duke koleksionuar vetëm 4 medalje argjendti dhe 4 bronzi.
3. “Longuedoc-Roussillon 1993” (Francë)
Në “Longuedoc-Roussillon 1993” (Francë), numri i sportistëve u reduktua në 22, teksa dhe disiplinat ku u garua ishin vetëm pesë (2 medalje argjendi).
4. “Bari 1997” (Itali)
Në lojërat mesdhetare italiane “Bari 1997”, numri i sportistëve sërish kaloi numrin 100-të, në 123 të tillë dhe 17 disiplina. Vetëm 1 argjendti dhe 1 bronzi.
5. “Tunis 2001” (Tunizi)
Shqipëria merr pjesë me 42 sportistë, të cilët garuan në nëntë disiplina, të cilët sollën në Shqipëri vetëm 1 medalje argjendti.
6. “Almeria 2005” (Spanjë)
Lojërat Mesdhetare spanjolle mund të quhen të mbara. 11 disiplina sportive, 56 sportistë, 2 medalje argjendi, 2 bronzi.
7. “Pescara 2009” (Itali)
Lojërat janë të 7-tat për Shqipërinë, që ka në gjirin e saj një rekord historik sportistësh e trajnerësh. 170 të tillë, në 17 disiplina sportive: Atletikë, Basketboll, Boks, Ciklizëm, Futboll, Gjimnastikë, Hendboll, Karate, Mundje, Qitje, Peshëngritje, Pingpong, Hipizëm, Not, Tenis, Volejboll, Xhudo.
Lojërat Ari Argjendi Bronzi
“Latakia 1987” 3 1 4
“Athinë 1991” 0 4 4
“Longuedoc-R.1993” 0 2 0
“Bari 1997” 0 1 1
“Tunis 2001” 0 1 0
“Almeria 2005” 0 2 4
“Pescara 2009”
E Enjte, 25 Qershor 2009