Gramozi “skanon” kosovarët Lataj e PrapashticaSkuadra kolonjare fitoi një vend midis 12 më të mirave të Superligës, pasi mposhti me një ndeshje spektakolar 5-2 në play-of Bylisin.

Gramozi, surpriza e Kategorisë Superiore për sezonin 2009-2010 është mbërthyer nga ethet e merkatos. Skuadra kolonjare fitoi një vend midis 12 më të mirave të Superligës, pasi mposhti me një ndeshje spektakolar 5-2 në play-of Bylisin.
Trajneri i njohur i kategorive inferiore, Ilir Qirjako, është duke vlerësuar aftësitë e dy lojtarëve kosovarë, sulmuesit Lataj dhe mesfushorit Prapashtica. Përshtypjet e para të teknikut janë pozitive.
Në “lupën” e stafit të skuadrës së financuar nga gjiganti i karburanteve në Shqipëri, “Taçi Oil”, janë dhe dy portierë kolonjarë, por që vijnë nga kampionate të huaja: Argjir Ndreko nga Greqia dhe Andi Mersini nga Anglia.
Pranë nënshkrimit të kontratës janë dhe tiranasi Besnik Çeliku dhe Florian Gjeci, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Kastriotit, një tjetër skuadër e ngjitur në Superligë, po përmes ndeshjeve play-of.
Gramozi gjatë sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë (vendi i katërt) ishte në versionin “samba”, pasi në gjirin e tij kishte katër lojtarë brazilianë, përfshirë edhe golashënuesin më të mirë të atij kompeticioni, Marko dos Santos.
E Enjte, 25 Qershor 2009