Monaco heq dorë nga Shevcenko

Skuadra franceze Monaco ka tërhequr interesimin për sulmuesin e Chelseat, Andriy Shevchenko. "Shevchenko nuk është një mundësi për ne, për një skuadër si e jona, është i pamundur (transferimi)", ka thënë trajneri Guy Lacombe për "Aujourd'hui Sport". Sheva u kthye në "San Siro" sezonin që shkoi në formë huazimi nga Chelsea, mirëpo Milani nuk dëshiron t'ia vazhdojë kontratën për shkak të mungesës së golave, kështu që destinacioni i radhës për ukrainasin mund të jetë Roma, e cila ka shprehur interesim për 32-vjeçarin.