E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne NATO, dite historike ne Strasburg

“Mirepresim Shqiperine dhe Kroacine ne NATO”. Keto ishin fjalet e presidentit amerikan, Barack Obama, ne samitin e Strasburgut. (UPDATE)

Ne oren 11:50 minuta Shqiperia dhe Kroacia jane bere zyrtarisht anetare te NATO-s.

Nderkohe qe ne Tirane ky moment eshte shoqeruar nga 28 te shtena topash ne shenje te 28 vendeve anetareve te traktatit te Atlantikut te Veriut.

Samiti ka nisur qe heret ne mengjes me paraden dhe pritjen e te gjithe lidereve te vendeve anetare nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Mes tyre edhe presidenti i Republikes Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha, te cilet gjithsesi kane mberritur te ndare.

Nje moment historik per te gjithe shqiptaret ishte ai kur Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha se bashku me te gjithe lideret e NATO-s  kane kaluar ne kembe uren nga Kehl ne drejtim te Strasburgut ne "Palais des Musique", vend ku nisi punimet edhe samiti. Per here te pare Shqiperia parakalonte si nje vend anetar i Aleances se Atlantikut te Veriut.

Qe nga mberritja e tyre rreth ores 10 – 30 , nisja e punimeve te samitit eshte shtyre per me shume se 1 ore per shkak te negociatave te veshtira me Turqine per emrin e ri te pasuesit te Scheffer ne postin e sekretarit te Pergjithshem te NATO-s . Turqia kundershton fort emerimin ne kete post te kryeministrit danez Rasmussen.

Samiti ka filluar rreth nje ore e gjysme me vonese dhe pas fjalimeve te sekretarit te pergjithshem te NATO-s, Scheffer, kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Sarkozy per sigurine ne Afganistan, ka ardhur radha e Shqiperise dhe Kroacise.

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama, garanti i dokumentit te Uashingtonit ka pershendetur dy vendet anetare te reja te NATO-s dhe u ka uruar atyre mireseardhjen.

“Kjo nuk eshte hera e fundit per festive. Do te pres edhe Maqedonine per t’u bere pjese. Ne presim edhe vende te tjera qe te behen pjese e Aleances”, u shpreh Obama.

Presidenti amerikan i ka dorezuar presidentit Bamir Topi, kryeministrit Berisha per Shqiperine dhe Presidentit Mesic dhe kryeministrit Sanader per Kroacine nje kopje te protokollit te Washingtonit, te cilen e ka cdo vend anetar te NATO-s dhe qe simbolizon pranimin formal ne aleance.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›