Topi: Faleminderit qe besuat te Shqiperia

Duke theksuar se samiti i sotem do te mbahet mend si deshmi e mikpritjet dhe miqesise franko-gjermane dhe model se si dy kombe gjeten forcen te mesonin nga e kaluara me besim tek e ardhmja, Topi u shpreh se eshte pikerisht kjo e ardhme qe besojne shqiptaret sot.
«Ushtaraket e Forcave tona te Armatosura do te jene, me krenare se me pare, atje ku NATO do te luftoje per lirine dhe demokracine, atje ku siguria dhe paqja do te ndihem te kercenuara, atje ku kontributi i tyre do t'u sherbeje fitores ndaj terrorizmit global dhe pasurimit te bashkejeteses se qyteterimeve tona”, u shpreh Topi ne fjalen e tij, para anetareve te tjere te NATO-s.
Presidenti shprehu bindjen se Shqiperia eshte e vendosur te perballet me sfidat e brendshme politike, ekonomike dhe ushtarake, pasi prej sot kontributi dhe roli aktiv e moderues i Shqiperise ne rajonin e Ballkanit do te kthehet ne vlere te shtuar te investimit per paqen e stabilitetin e qendrueshem te tij, ne mbeshtetjen e shtetit te ri te Kosoves dhe ne shendoshjen e frymes se bashkepunimit dhe te politikes se fqinjesise se mire per nje te ardhme te perbashket euroatlantike.