Shqipëria në hartën e bazës së sulmit mbi Sirinë
Shqipëria është pjesë e hartës të bazës së sulmit mbi Sirinë. Lajmi bëhet i ditur shkurt, teksa një artikull në prestigjiozen britanike “The Guardian” raporton për një takim ushtarakësh të lartë gjatë ditës së sotme, për opsionet e ndërhyrjes së aleatëve në Siri. Bashkë me artikullin, gazeta britanike ka publikuar edhe hartën ku janë të vendosura forcat ushtarake në terren, ku përfshihet Shqipëria me dy fregata britanike. “The Guardian” shkruan se pasqyrimet luftarake për Sirinë, që vijnë vazhdimisht nga Londra dhe Uashingtoni, do të jenë në qendër të takimit të së hënës mes krerëve më të lartë ushtarakë të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës dhe gjeneralëve të tjerë në kryeqytetin e Jordanisë, Aman. Samiti do të drejtohet nga gjenerali Martin Dempsey, kryetari i Unionit të Shefave të Kabineteve dhe nga homologu i tij jordanez, si dhe do të ndiqet nga gjeneral Sir Nicholas Houghton, shefi i Shtabit të Forcave Britanike.
Takimi do të mbahet rreth 100 milje nga Damasku, ku së fundmi një goditje me armë kimike vrau qindra civilë. Gjeneralët kryesorë do të jenë nga Gjermania, Kanadaja, Italia, Arabia Saudite dhe Katari, ndërsa takimi do të ndiqet edhe nga ekspertë amerikanë të armëve, që kanë vizituar vendin e goditjes javën e kaluar, në mënyrë që të shpjegojnë se çfarë ndodhi dhe kush ishte pas tij. Aktorët kryesorë, në ndonjë luftë të mundshme kundër Sirisë, pritet të jenë SHBA-të, që aktualisht kanë forca ushtarake në terren; Britania që ka 4 luftanije, luftanija “HMS Bulwark”, një mbajtëse helikopterësh dhe dy fregata në Shqipëri. SHBA gjithashtu ka një grup prej 3 shkatërruesish në lindje të Mesdheut, e cila pritet që të bashkohet me të katërtën “USS Mahan”. Franca ka luftanijet “Rafale” dhe “Mirage” që janë të vendosura, ndërkohë Emiratet e Bashkuara Arabe potencialisht mund të arrijnë në Siri nëpërmjet bazave ajrore amerikane të vendosura në Incirlik dhe Izmir të Turqisë dhe bazës në “RAF” të Akrotiri në Qipro, që konsiderohen të jenë pikat kryesore për ndonjë goditje të mundshme.
Planet e sulmit po përgatiten nëpërmjet detit, ajrit dhe forcave tokësore.
Një strategji e ngjashme kjo si ajo e Gadafit në vitin 2011, por që përbën diferencë kryesore forca e mbrojtjes ajrore siriane. Bashkëpunimi ushtarak i Shqipërisë me Britaninë e Madhe nuk është i panjohur, pasi vetëm 3 ditë më parë, më 23 gusht, u zhvillua ceremonia e hapjes së stërvitjes së përbashkët midis Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe dhe Forcave të Armatosura Shqiptare, e koduar “Albanian Lion-13”. Teatri i stërvitjes së përbashkët shqiptaro- britanike “Albanian Lion-13” ka një shtrirje të gjerë gjeografike, duke filluar prej rajonit stërvitor të Bizës, në Pashaliman, Kuçovë, Karaburun dhe Sazan. Stërvitja e përbashkët “Albanian Lion-13” do të përfshijë në vetvete tri stërvitje, secila me një skenar të caktuar. Gjatë periudhës njëmujore të qëndrimit në vendin tonë, ku marrin pjesë rreth 3000 trupa britanike, kryesisht komando dhe forca detare, si dhe një trupë prej 35 ushtarakësh nga Forcat e Armatosura Holandeze, do të realizohen dhe kryhen veprime ushtarake në det dhe në tokë në operacione të evakuimit, zbarkimit detar, qitjes etj.