E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, të shtëna me armë tek Rr. ‘Siri Kodra', policia: Konflikti mes 2 grupeve

TIRANË-Të shtëna me armë tek rruga ‘Siri Kodra” në Tiranë, raportohet se nuk ka viktima.

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në kryeqytet, pranë një servisi makinash në rrugën “Siri Kodra” janë dëgjuar 2 të shtëna me armë. Të shtënat me armë kanë alarmuar banorët e zonës.

Policia në vendgjarje nisi hetimet ndërsa mësohet se nuk ka të plagosur. Efektivët e policisë kane marre në pyetje pronarë të bizneseve aty pranë për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Pas të dhënave të mbledhura në vendngjarje, policia dyshon se të shtënat me armë që mund të kishin rrezikuar jetë njerëzish në zonë kanë ardhur si pasojë e një konflikti mes 2 grupeve të rinjsh. Madje ka dyshime se personi që ka qëlluar me armë ka qenë banor i zonës dhe menjëherë pasi ka zbrazur plumbat e armës është larguar me një automjet.
Policia e ka identifikuar personin autor të të shtënave me armë duke e shpallur në kërkim.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›