E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedë telefonike Putin-Cameron mbi çështjen siriane

MOSKË- Presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi sot një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, David Cameron mbi çështjen siriane, bënë të ditur burime zyrtare nga Kremlini.

"Biseda telefonike u përqendrua kryesisht mbi situatën në Siri, pas informacioneve të publikuara nga mediat për sulme të dyshuara me armë kimike pranë Damaskut", theksuan burimet zyrtare ruse.

"Putin dhe Cameron diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me samitin e 'G 20'-ës, që pritet të zhvillohet më 5 dhe 6 shtator, në Shën Petërburg, në veriperëndim të Rusisë", shtuan burimet zyrtare vendase.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›