E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne panairin e turizmit

Qendra Exel ne Londer ka hapur dyert per panairin e pervitshem i turizmit World Travel Market i dyti me i madhi i ketij lloji ne bote pas atij te Berlinit ku marrin pjese edhe Shqiperia me Kosoven.

Ne kater ditet e panairit brenda 90 mije metrave katrore te qendres 45 mije pjesmarres nga me shume se 180 vende nga e gjithe bota shpalosin te gjitha ofertat e tyre turistike ne nje kohe kur kriza ekonomike globale e ka prekur edhe kete industri qe vlen miliona dollare.

Eshte viti i peste qe edhe Shqiperia eshte pjese e ketij panairi duke u perfaqesuar me operatore privatehotele dhe disa bashki ne stenden e krijuar nga Agjencia Kombetare e Turizmit.

Stenda e Shqiperise ka terhequr me shume vemendjen e vizitoreve per turizmin kulturor sidomos ne zonat arkeologjike.

Panairi ndiqet nga 2500 gazetare te akredituar. Programet per turizimin ne televizonet Euronews CNN dhe BBC kane treguar interes per pavionin e Shqiperise duke intervistuar zevendesministrin e Rinise Kultures Sporteve dhe Turizmit zotin Nikolle Lesi i pranishem ne panair.

I pyetur nga Top Channel se cfare synohet te arrihet me pjesemarrjen ne panair Lesi tha se Shqiperia eshte ketu per ti thene te gjithe vendeve te botes se eshte nje treg i shkelyqer per turistet te huaj te cilet duhet ta vizitojne menjehere.

Sipas Lesit turizmi ne Shqiperi nuk eshte vetem veror por ne te gjithe stinet pasi zoterojme vende te jashtezakonshme me trashegimi kulturore.

Eshte viti i dyte qe edhe Kosova vjen ne kete panair me nje stende te ideuar per te percuar mesazhin e shtetit me i ri ne Europe jo vetem kaq por edhe se cfare ofron ne turizem.

Duhet te mbeshtetemi ne ato qe kemi ne aspektin e trashegimise kulturore dhe natyrore tha Njazi Shala drejtor i Departamentit te Turizmit ne Kosove.

Pas disa artikujve pozitive ne mediat boteroreme i fundit ai i dy diteve me pare ne revisten Lonely Planet pjesemarrja ne kete panair eshte nje tjeter mundesi e arte promovimi per te treguar se Shqiperia nuk ofron vetem diell det dhe rere por akoma edhe me shume.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›