Shqipëria në panairin ndërkombëtar “Wine Vision” në Beograd, Salla: Promovojmë cilësinë e verës shqiptare

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Shqipëria merr pjesë për të pestin vit radhazi në Panairin Ndërkombëtar “Wine Vision”, që zhvillohet në Beograd, ku kompanitë shqiptare prezantojnë verërat dhe produktet “Made in Albania”, përkrah më shumë se 500 ekspozuesve nga rajoni dhe vende të tjera të botës.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla theksoi se ky panair përbën një mundësi për promovimin e cilësisë së verës shqiptare, traditave gastronomike dhe potencialit turistik të vendit.
“Shqipëria në edicionin e pestë të Panairit Ndërkombëtar “Wine Vision” në Beograd, ku për të pestin vit radhazi, kompanitë shqiptare prezantojnë verërat dhe produktet “Made in Albania” krah mbi 500 ekspozuesve nga rajoni dhe vende të tjera të botës.
“Një mundësi për të promovuar cilësinë e verës shqiptare, traditat gastronomike dhe potencialin turistik të vendit, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin dhe kontaktet tregtare në tregjet ndërkombëtare”, tha Salla.
Salla vlerësoi kontributin e kantinave shqiptare, duke theksuar rëndësinë e punës dhe përkushtimit të tyre për ta bërë verën shqiptare gjithnjë e më konkurruese në tregjet ndërkombëtare.
“Mirënjohje kantinave shqiptare për punën dhe përkushtimin që po e bëjnë verën tonë gjithnjë e më konkurruese përtej kufijve!”, shkruan Salla.
/m.q/r.e/