Shqipëria në vit importon 600 tonë mbetje nga Greqia e 2000 nga Italia

Qeveria në largim e Sali Berishës ka miratuar sot lejimin e importit të mbetjeve për qëllime riciklimi në Shqipëri. Sipas këtij vendimi, Shqipëria do të lejojë importin e 600 tonë mbetje në vit nga Greqia dhe rreth 2 000 tonë mbetje nga Italia.
Vendimet përcaktojnë llojin e mbetjeve që lejohen të importohet, sasinë e tyre dhe shoqëritë që marrin përsipër këtë proces.
“Nga Greqia do të importohen mbetje të polietilenit për qëllim riciklimi, ndërsa nga Italia mbetje gize, çeliku, alumini, zinku, plumbi, qelqi, plastike, etj.”, thuhet në vendim./Indeksonline/