E Diel, 1 Nëntor 2026

Selimi: Nuk kemi rekomanduar lejimin e bartjes së shamisë

Petrit Selimi, zëvendësminsitër i Punëve të Jashtme dhe anëtar në Komisionin për liritë fetare, krijuar nga Kryeministri, hedh poshtë deklaratat e shpalosura nëpër media se kinse ky komision i ka rekomanduar Kryeministrit që të lejohet bartja e shamisë nëpër shkolla.

Ashtu siq hedh poshtë, që është rekomanduar edhe futja e lëndës fetae në shkolla.Sipas tij, zëra që pohojnë se Komisioni ka rekomanduar diq të tillë, mund të jenë të lidhur me fushatën elektorale që po afrohet.

Selimi thotë se komisioni ende nuk ka kryer punën e vet, pasi që ende nuk është konsultuar edhe me Gjykatën Kushtetuese por as me disa shoqata e shoqëri civile.

Por, Selimi thotë se komisioni pritet që gjatë verës të t’ia dorëzoj kryeministrit raportin preliminar me gjetjet e para, që të vazhdohet më pas me konsulta me grupet e interesit në Kosovë.

Në një intervistë të shkurtë dhënë për ‘Zëri’, Selimi tregon për ecurinë e punimeve të komisionit që po merret me shqyrtime nëse duhet apo jo të lejohet bartja e shamisë në shkolla publike të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›