Shqipëria nën ndikimin e motit të nxehtë, temperaturat deri në 40°C

TIRANË, 19 korrik/ATSH/Vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët e të nxehtë në të gjithë vendin.
Shërbimi meteorologjik ushtarak njofton se vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male në veri.
Era parashikohet të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 23/37 Diell pak re
Kukës 20/35 Diell pak re
Lezhë 21/36 Diell
Dibër 18/35 Diell re
Durrës 22/37 Diell
Tiranë 25/39 Diell pak re
Elbasan 24/40 Diell pak re
Berat 18/40 Diell
Vlorë 22/37 Diell
Korçë 19/34 Diell re
Gjirokastër 19/40 Diell
Sarandë 23/37 Diell