E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia nenshkruan marreveshje me Banken Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim

Ne Shqiperi ministria e Financave nenshkroi sot nje marreveshje per nje kredi prej 53 milion eurosh me Banken europian per Rindertim dhe Zhvillim per financimin e dy projekteve rrugore ne Fier dhe ne Vlore.

Projektet qe do te financohen sipas marreveshjes se sotme parashikojne ndertimin e 22 kilometrave qe do te lidhin autostraden aktuale ne hyrje te Fierit me ate qe po ndertohet nga Levani ne Tepelene duke kompletuar ne kete menyre aksin e Jugut si dhe nje tjeter rruge qe do te bashkoje autostraden e re ne hyrje tee qytetit te Vlores me pjesen e bregdetit jugor.

Kostoja totale e te dy projekteve shkon ne afer 125 milion euro per te cilat jane siguruar financimet edhe nga Banka europiane per Investime dhe nga Fondi Ipa i Bashkimit europian.

Sipas ministrit te Financave Ridvan Bode pertej permiresimit te infrastruktures rrugore te vendit i rendesishem eshte edhe fakti qe keto kredi jane me terma te buta dhe nuk rendojne mbi borxhin publik te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›