Dialogu Prishtinë-Beograd, Fyle: Presim rezultate të prekshme
BRUKSEL- Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të sjellë rezultate të prekshme. Ka qënë kjo deklarata e Komisionerit Europian të Zgjerimit Stefan Fyle, i cili tha se pret që bisedimet mes Kosovës e Serbisë të vazhdojnë në mënyrë aktive.
Fyle pret që ky dialog të çojë në rezultate të prekshme dhe zgjidhje praktike për të mirën e qytetarëve të thjeshtë.
Siç raporton RTK, Fyle ka deklaruar se në takimin e fundit që pati me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e brendshëm serb Ivica Daçiç në Bruksel, i inkurajoi zhvillimet pozitive të kohëve të fundit në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Zëvendëskryeministri serb Daçic, pas takimit ka thënë se Serbia mund të pres që BE-ja në dhjetor do t’i jep statusin e kandidatit, në qoftë se zhvillohet një dialog aktiv dhe në të cilin ka progres të vazhdueshëm.
(el.me/News24/BalkanWeb)