E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle-Ramës: Integrimi të kthehet në axhendë kombëtare

BRUKSEL-  “Për të avancuar në procesin e integrimit në BE është thelbesore që të gjitha forcat politike në vend ta kthejnë atë në axhendë kombëtare”. Apeli vjen nga Komisioneri për Zgjerim në Komisionin Europian Stefan Fyle, gjatë takimit të zhvilluar sot në Bruksel me kreun e PS-së, Edi Rama.

Në faqen zyrtare të Komisionit Europian thuhet se takimi i sotem i Ramës me Fylen ishte pjesë e kontakteve të rregullta me forcat politike shqiptare në kuadrin e marrëveshjeve të fundit për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe votimet e ligjeve me 3/5.

Zoti Fyle shprehu vlerësimin e tij për rolin që Partia Socialiste është gati të luajë për të mbështetur perspektivën europiane te vendit.

Komisioneri Fyle tha gjithashtu se marrëdhëniet mes forcave politike duhet të bazohen në respektimin e dialogut, duke siguruar një zhvillim konstruktiv të jetës politike në Shqipëri.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›