E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia nis eksportin e mineraleve drejt Kines

Ankorohet anija gjigante do te ngarkohet me 46 mije tone hekur Ulen ne menyre te ndjeshme kostot e transportit per njesi

Shqiperia ka nisur zyrtarisht eksportet e mineraleve te saj drejt porteve dhe tregjeve te Kines. Nje anije e tonazhit te madh Bibi M eshte ankoruar mengjesin e se premtes ne kalaten 11 ne Portin e Durresit. Burimet zyrtare nga Autoriteti Portual Durres bejne me dije se anija me flamur turk do te ngarkoje 46 mije tone mineral hekuri me destinacion Kinen. Kushtezuar nga thellesia e basenit gjysma e ngarkeses do te kryhet ne kalaten 11 dhe pjesa tjeter do te realizohet ne raden e Portit te Durresit me ndihmen e dy federave. Perpunimi i anijes do te jete i ngjashem me ate te ngarkimit te anijes Vela I realizuar ne 3 Tetor 2011. Pjesa e pare e ngarkeses prej 24.0 mije ton do te perpunohet ne kalaten 11 ku dhe thellesia e basenit eshte me e madhe 11 metra. Kjo ngarkeses pritet te perfundoje brenda 48 oreve nga ora e nisjes. Procesi i ngarkimit pritet te nise ne oret e pasdites te se martes vona te dites se djeshme. Ne ditet ne vijim do te vijoje procesi Douuble Banking ngarkimi i dyfishte duke realizuar ngarkimin e anijes ne rade me ane te dy federave 10-mijetoneshe. Nderkohe burimeve nga Drejtoria te Sherbimeve Operacionale prane portit te Durresit deklaruan dje per standard se gjithe procesi Double Banking do te zgjase 7-8 dite procesi do te menaxhohet me sukses ne bashkepunim te plote nepermjet portit te Durresit agjensise detare Gala dhe kompanise stevedore ASC qe ka marre persiper organizimin e operacionit portual cka perben nje faze te re zhvillimi. Realizimi i ketij procesi eshte nje arritje shume e madhe per Portin e Durresit dhe per eksportet nepermjet tij pasi jemi ne fazen e realizimit te objektivave per te perpunuar anijet e tonazheve te medha ne portin e Durresit duke arritur ne kete menyre Ekonomi Scale. Realizimi me sukses i ketij procesi rrit pozicionin konkurrues te portit te Durresit ne rajon dhe e ve Autoritetin Portual perballe realizimit te sfidave te reja qe kane lidhje me rritjen e kapaciteteve perpunuese si dhe zbatimin e projektit te thellimit te basenit dhe kanalit hyres te tij. Perfitim te ndersjelle ka dhe bleresi pasi transporti i nje sasi kaq te madhe ndryshon cmimin per njesi te produktit duke e ulur ne menyre te ndjeshme koston e transportit per njesi.

Autoriteti

Autoriteti Portual Durres ne bashkepunim me Portin e Barit do te organizojne ne ambientet e Qendres se Trajnimeve Seminarin e perbashket Transaksional. Porti i Durresit eshte anetar i Projektit WATERMODE qe prej Janarit 2009 projekt i cili do te vazhdoje deri ne shkurt 2012. Ne kete event do te jene te pranishem 52 vende anetare te projektit Watermode nder te cilet mund te permendim Presidenti i Portit te Barit perfaqesues te Portit te Venecias Delegacioni i BE ne Shqiperi Instituti i Transporteve te Shqiperise dhe shume organizma te tjere nderkombetare. Projekti Watermode apo zona e pershire ne kete program eshte nje zone me trafik te konsiderueshem me hyrje dhe dalje te shumta. Ky trafik suportohet kryesisht nga infrastruktura rrugore e cila nuk ka qene e planifikuar per te perballuar nje fluks te tille. Kjo shkakton nje impakt negativ ne konkurrencen me baze territoriale dhe mjedisin per shkak te ndotjes se ajrit zhurmes dhe mobilitetit te reduktuar. Objektivi i Projektit eshte te promovoje e koordinimit mes aktoreve qe merren me logjistiken per nje menaxhim me te mire te politikave te transportit dhe nje implementim eficent te platformave multimodale percaktimi i standardeve te cilesise ne sherbimet e transportit dhe ato logjistike implementimi i studimeve pilote per multimodalitetin bazuar ne rruget detare si me te qendrueshme nga pikepamja mjedisore. Projekti synon te fuqizoje transportin ujor duke e pozicionuar fuqishem ate ne zinxhirin logjistik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›