E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja e Pergjithshme e NATO-s Imami Shqiperia ka ngritur standardet lirine dhe sigurine kombetare

Shqiperia po jep kontribut ne misionet ushtarake nepermjet bashkepunimit origjinal-operacional dhe duhet permendur shkolla e policise ne Kabul

Mbledhja e 57-te e Asamblese se Pergjithshme te Shoqates se Traktatit te Atlantikut eshte mbledhur per here te pare ne Tirane. Ne Asamble perfaqesohen organizatat kombetare te 43 vendeve anetare e partnere te NATO-s perfshire edhe Keshillin Atlantik te Shqiperise. Per here te pare ne kete Asamble merrte pjese si i ftuar nje delegacion nga Keshilli Atlantik i Kosoves i kryesuar nga presidenti i ketij keshilli Agim Ceku i cili eshte njekohesisht minister i Forcave te Sigurise se Kosoves. Ne fjalen e mbajtur ministri i Mbrojtjes Arben Imami u shpreh se Shqiperia ka ngritur standardet lirine dhe per here te pare ne historine e saj sigurine kombetare.

Ne kemi ngritur standardet duke arritur lirine dhe per here te pare ne historine e tyre Sigurine Kombetare. Kjo erdhi si rezultat i vullnetit inspirimit forces dhe sakrificave te medha per te qene pjese e familjes pjese e Aleances te cilen ne natyrisht e meritojme. I jemi mirenjohes te gjitha atyre vendeve qe hapen dyert e tyre per te na pranuar ne familjen e madhe ne kete periudhe tranzicioni te anetaresimit ne Aleance. Shqiperia jo vetem eshte krenare per qenien pjese e Aleances por si pjesemarrese ne mbrojtjen dhe mbeshtetjen e sigurise rajonale Shqiperia eshte nje kontribuuese e madhe ne luften kunder terrorizmit ne rang global - theksoi Imami. Nder te tjera Imami theksoi se Shqiperia po jep kontribut ne misionet ushtarake nepermjet bashkepunimit origjinal-operacional dhe duhet permendur shkolla e policise ne Kabul. Gjithashtu trajnuesit shqiptare jane perfshire ne misione te ndryshme ne Afganistan per te krijuar kapacitete te Forcave te Sigurise Afgane. Perfaqesuesit e 43 vendeve anetare te NATO-s do te permbyllin neser diskutimet dhe shkembimin e eksperiencave ne Asamble. Asambleja zhvilloi punimet nga data 13 deri me 16 nentor 2011. Ne mbyllje te diskutimit te tij ministri Imami u ndal ne rendesine dhe domosdoshmerine qe ka bashkepunimi nepermjet vendeve anetare te NATO-s.

Angazhimet e Shqiperise ne NATO

Shoqata e Traktatit te Atlantikut Atlantic Treaty Association ATA eshte organizata nderkombetare e Atlantikut ku bejne pjese organizatat kombetare te rreth 43 vendeve anetare e partnere te NATO-s perfshire ketu edhe Keshillin Atlantik te Shqiperise i cili drejtohet nga zv.ministri i Mbrojtjes z. Arjan Starova. Duke bere nje retrospektive te shkurter te angazhimit te Forcave te Armatosura ne misionet paqeruajtese ministri Imami vuri theksin mbi rolin dhe rendesine qe kane luajtur ato qe nga viti 2003 e deri me sot. Qe prej vitit 2003 Shqiperia ka qene pjesemarrese ne te gjitha angazhimet e kerkuara nga nderkombetaret dhe me se fundi edhe ne Afganistan. Ne kemi derguar nje numer te konsiderueshem forcash ne Afganistan ku Shqiperia renditet ne krye te listes si nje nga vendet me potencialin me te madh duke pasur ketu parasysh numrin e trupave dhe buxhetin perkates. Duke qene nen komanden Italiane ne kemi derguar nje tog ne Komanden Rajonale dhe dy ushtarake jane derguar me detyre ne ISAC po keshtu kemi derguar njerez ne Kabul dhe ne Irak si dhe ushtarake nen komanden amerikane. E kemi konsideruar kete periudhe si periudhe tranzicioni dhe jemi perpjekur te rendisim prioritetet tona. Kemi nje Batalion Special te Forcave tona te Armatosura i cili eshte vendosur ne komanden amerikane per te kryer misione luftarake.ka renditur ministri i Mbrojtjes. Eumlshte hera e pare qe Shqiperia eshte pjese e misioneve luftarake. Shqiperia ka 22 trupa ne Kandahar dhe po jep kontribut ne misionet ushtarake nepermjet bashkepunimit origjinal-operacional dhe duhet permendur shkolla e policise ne Kabul. Trajnuesit tane jane perfshire ne misione te ndryshme ne Afganistan per te krijuar kapacitete te Forcave te Sigurise Afgane. Kemi atje nje kolonel i cili eshte anetare i ekipit te perbashket te grupit qe perbehet nga 22 oficere dhe nenoficere te cilet bashkepunojne me Garden Kombetare te Nju Xhersit - ka bere me dije Imami.

Detyrat per ditet ne vazhdim

Ne te njejten kohe ministri Imami foli edhe per perspektivat qe Ministria e Mbrojtjes ka ne te ardhmen duke u shprehur Gjate vitit te ardhshem ne do te kemi nje ekip mjekesor si kontribut thjesht ushtarak i cili synon per te realizuar stabilitetin duke krijuar kapacitetet policore dhe ato ushtarake. Afganistani shquhet per trafikimin e narkotikeve per perdorimin e armeve dhe kjo krijon mundesite per perpjekje te verteta ne terren. Se pari duhet te ulim kapacitetet mbeshtetese te kryengritesve nepermjet stabilitetit politik dhe ekonomik ne Afganistan prandaj ne duhet ti qendrojme metodes sone gjitheperfshirese. Se dyti duhet te influencojme ne pajtimin e vendit per te zvogeluar korrupsionin dhe nese eshte e mundur te realizojme dhe te vendosim drejtesine. Nje sere sfidash na qendrojne perpara ne kete periudhe tranzicioni ku i rendesishem mbetet edhe rindertimi i vendit. Kjo situate kerkon inkurajim organizim koordinim me institucionet afgane dhe per te qene ne gjendje per te drejtuar dhe adresuar te gjitha ceshtjet kritike ne Afganistan domosdoshmerisht ne te njejten kohe duke ndertuar forca te fuqishme ne interes te Afganistanit - ka bere me dije numri nje i mbrojtjes shqiptare. Ne permbyllje te diskutimit te tij ministri Imami u ndal edhe ne rendesine dhe domosdoshmerine qe ka bashkepunimi nepermjet vendeve anetare te NATO-s.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›