Ngrihet flamuri ne Kryeministri
Eshte zhvilluar ne Tirane prane selise se Keshillit te Ministrave, ceremonia e ngritjes se flamurit te NATO-s. Ne fjalen e rastit Kryeministri Berisha u zotua se qeveria t’iu pergjigjet pozitivisht kerkesave te NATO-s. “Do te votojme çdo ligj, do te marrim çdo vendim, do te programojme çdo reforme dhe ne, shqiptaret, gjithnje do te ndodhemi ne lartesite e flamurit tone kombetar, ne lartesite e flamurit te NATO-s, - tha kreu i qeverise shqiptare. Kryeministri shprehu edhe nje here mirenjohje per vendet anetare qe bene te mundur realizmin e ketij momenti. Berisha u drejtoi nje mirenjohje te vecante edhe Forcave te Armatosura sidomos atyre qe kryejne detyren e tyre ne ne Afganistan, Bosnje, e Çad. Kryeministri premtoi se Shqiperia do te jete pjese e te gjitha misioneve paqeruajtese.