E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria, një atraksion i vërtetë për sezonin veror”

Shkruajnë mediat maqedonase

Shqipëria është vendi ballkanik që për këtë sezon veror, ka shënuar një bum të vërtetë turistësh.
Në një analizë të gazetës së përditshme maqedonasë "Vecer", e cila bën një krahasim të kushteve dhe çmimeve që ofrojnë vendet fqinje të Maqedonisë, thuhet se përfundimisht Shqipëria është një atraksion i vërtetë”. Një milion e gjysmë turistë ndodhen aktualisht në vend,- thotë gazeta. Sipas gazetës, Bullgaria, vazhdon të mbajë vendin e parë në Ballkan sa u takon çmimeve të lira.
"Vecer" thotë se për 10 ditë pushime në Bullgari, fjetja kushton jo më tepër se 70 euro dhe një vakt ushqimi 2 euro deri në 5 euro. Mali i Zi, vazhdon të jetë i shtrenjtë dhe njerëzit mendohen mirë përpara se të vendosin të kalojnë në këtë vend pushimet verore, pasi të gjitha shërbimet janë tepër të shtrenjta. Ndërsa Greqia, nuk është edhe aq e paarritshme sa duket në pamje të parë.
"Vecer" thotë se për shembull në Korfuz, 10 ditë pushime nuk kushtojnë më tepër se 250 euro.
Në restorantet bregdetare mund të shijohet një drekë e mirë me 10 deri në 30 euro dhe çmimet janë madje edhe më të lira se në Maqedoni.
Komenti i medias prestigjioze maqedonase, vjen në kohën kur në Shqipëri ka arritur piku i sezonit turistik dhe kur janë pikërisht shtetasit maqedonas, frekuentuesit më të shumtë në numër të të huajve në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›