Shqiperia sdo te importoje plehra por lende te pare per industrine ricikluese
Reagon ministria e Mjedisit
Shqiperia nuk do te importoje plehra por vetem lende te pare per industrine ricikluese e cila eshte e rendesishme pasi ofron riperdorim te atyre produkteve qe sot hidhen ne vend-depozitime.
Ky ka qene sqarimi publik qe zevendesministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave Taulant Bino ka dhene ne lidhje me vendimin e fundit te qeverise per te lejuar importin e mbetjeve nga jashte vendit i cili ne fakt shkaktoi reagimin e opozites duke e konsideruar ate si te demshem.
Jam ketu per te sqaruar se kjo nisme mbeshtet ekonomine e gjelber dhe nuk e ndot Shqiperine tha Bino.
Ai sqaroi nder te tjera se ne ndryshim nga vendimet e vitit 2004 nuk behet fjale per incenerator te plehrave sic propozonte dikur opozita e sotme por per lende te para qe do te perdoren nga industria ricikluese per prodhim te produkteve te reja.
Perse ky vendim Eumlshte ne mbeshtetje te MSA-se dhe perafron kuadrin tone ligjor me ate europian. Vendet e BE-se kane te miratuar sot nje liste qe quhet lsquolista e gjelber ose lista e produkteve te pastra qe lejohet te qarkullojne per qellime riciklimi. Nepermjet ketij akti ne kemi bere te mundur qe keto produkte te hyjne dhe ne Shqiperi e sidomos te dalin nga Shqiperia pa barriera doganore argumentoi anen ligjore te vendimit te fundit te qeverise numri 2 i Mjedisit.
Sipas Binos sot kemi ne Shqiperi nje industri ricikluese te zhvilluar e te afte per te ricikluar mbi 6000 ton lende te pare perfshire letren aluminin plastiken etj.
Por per fat te keq sistemi i sotem i administrimit te mbetjeve eshte i kontrolluar teresisht nga pushteti vendor nuk ua ofron keto mundesi.
E thene ndryshe kjo industri eshte ne gjendje te largoje nga plehrat tona me shume se 6000 ton mbetje ne muaj ose 8.5 per qind e mbetjeve qe prodhohen sot ne Shqiperi. Prej tyre nje pjese e madhe mund te eksportohen perfundoi sqarimin e tij publik lidhur me ceshtjen e plehrave zevendesministri i Mjedisit.
Sipas zevendesministrit Bino akuzat artikuluar nga opozita vijne nga mosdija dhe nga padurimi per te lexuar deri ne fund aktet e miratuara. Ai tha se njohurite e Edi Rames jane aq te cekta sa fillojne dhe mbarojne tek lejet e ndertimit.
Jane akuza qe kjo opozite i ben rendom ne dem te biznesit vendas a thua se qellimi i saj eshte vetem te varferoje Shqiperine. E ftoj opoziten qe para se te flase te shikoje me nga afer perpjekjet e biznesit vendas per te mbajtur ne kembe kete dege te gjelber te ekonomise. Per fat te keq Edi Rama u tregoi edhe nje here shqiptareve se njohurite e tij fillojne e mbarojne te lejet e ndertimit deklaroi me tej zevendesministri i Mjedisit Taulant Bino.