Tritan Shehu Tirana e bllokuar nga aferat korruptive te Edi Rames
Tirana eshte krejt e bllokuar me afera te erreta dhe pa transparence.
Keshtu u shpreh dje deputeti i Partise Demokratike Tritan Shehu duke shtuar se ne keto kushte kryetari i bashkise vazhdon te heshte nderkohe qe opinioni publik kerkon shpjegime rreth moszhvillimit akuzave te medha me vlera qindra milionash rreth aferave te Parku i Tiranes etj.
Une deshiroj qe sot te prononcohem para jush si deputet i Tiranes per problemet skandaloze qe ka ky qytet te lidhura keto me aktivitetin e bashkise Qendrore te saj dhe vecanerisht te Kryetarit te saj Edi Rama. Tirana eshte krejt e bllokuar me afera te erreta dhe pa transparence. Cdo gje eshte e centralizuar ne pak duar pa asnje tendence decentralizuese gje qe ka asfiksuar gjithcka dhe ka krijuar nje terren te thelle korruptiv. Mbi kete baze jane ngritur e funksionojne praktikat tashme te perfolura midis te cilave dua te permend ato te 20 per qindeshit. Ne keto kushte kryetari i bashkise vazhdon te heshte nderkohe qe opinioni publik kerkon shpjegime rreth moszhvillimit akuzave te medha me vlera qindra milionash rreth aferave te Parku i Tiranes etj u shpreh Shehu.
Sipas tij eshte Edi Rama ai qe duhet te duhet te shpjegohet sa me shpejt.
Perfitoj nga rasti gjithashtu per te theksuar se asnje debat artificial dhe as shpifjet e radhes nga zyrat e partise se bashkise nuk mund te shkepusin vemendjen qytetare nga keto mega-skandale dhe keq administrime. Sot me shume se kurre eshte momenti qe gjerat te sqarohen dhe te ndryshojne teresisht. Kete kerkojne banoret e Tiranes. Kete duhet ta bejne dhe organet e drejtesise te cilat duhet te hetojne pa hezitim per te bere transparencen e akuzave me qindra milione euro. Pa dyshim neser qytetaret e Tiranes me voten e tyre nuk do te hezitojne per te qelluar direkt ne zemer kete te keqe te madhe per ti dhene zhvillimin e pastertise Kryeqytetit tone deklaroi me tej deputeti Shehu.