Shqipëria njeh pavarësinë e Sudanit Jugor

Shqipëria ka njohur zyrtarish pavarësinë e Sudanit Jugor. Lajmi është bërë i ditur nga mInistria e jashtme shqiptare e cila thekson se qeveria shqiptare përshëndet shpalljen e pavarësisë së Sudanit të Jugut, më 9 korrik 2011.
“Ky akt vjen si shprehje e vullnetit për vetëvendosje të popullit të Sudanit të Jugut, çka u konfirmua në referendumin për pavarësinë, organizuar në janar të këtij viti” thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme.
Gjithashtu ministria e jashtme thekson se në këtë ditë historike për popullin e Sudanit të Jugut, i shpreh qeverisë së këtij shteti të ri në hartën politike të kontinentit të Afrikës, urimet më të mira për prosperitet dhe paqe të qëndrueshme.
Sudani Jugor është shteti më i ri në botë. Ai shpalli pavrësinë e tij më 9 korrik të këtij viti.