E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vendimi i Kolegjit, përmbylli fitoren e koalicionit

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se vendimi i Kolegjit Zgjedhor për Tiranën përmbylli fitoren e koalicionit të djathtë.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha u premtoi gjithashtu kryetarëve të komunave dhe qeveria do të jetë një partner i vërtetë për pushtetin lokal dhe do të bashkëpunojë në projektin e madh “Shqipëria vend i zhvilluar”.
 

"Qytetarët votuan me rezultatin më të thellë dhe në të gjitha garat koalicioni “aleanca për qytetarin” mori më shumë vota se koalicioni tjetër, 140 mijë vota më shumë, mori 17 përqind më shumë se koalicioni i opozitës. Koalicioni mori këtë vlerësim nga qytetarët shqiptarë para së gjithash për shkak të perfomanës së qeverisë” theksoi Berisha.

Kryeministri Berisha duke iu referuar vendimin e Kolegjit zgjedhor për Tiranën theksoi se ky institucion përcaktoi se askush nuk mund të shkelë afatet ligjore për të paraqitur ankimimet.
 

“Kolegjit përcaktoi se askush nuk mund të shkelë afatet ligjore për të paraqitur ankimimet. I dha një lekson të fortë Ramës por edhe politikanëve që të mos mendojnë të bëjnë “form shoping” se ajo është e pandershme” theksoi Berisha.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›