E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia nuk do ti shpetoje krizes


Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim paralajmeron Shqiperine se nuk mund t’i shpëtojë krizës së Eurozones,  e veçanërisht krizës qe vjen nga Greqia.

BERZH njihet si instuticion që përgjithësisht jep parashikime tepër pesimiste për vendet. Për Shqipërinë, BERZH thotë se rritja ekonmike do të jetë vetëm 1.9% këtë vit dhe  tepër më e ulët vitin tjeter.  Drejtori i komunikimit për bankën, në një intervistë për “Top Channel” thotë se qeveria duhet të kryejë reforma të thella.

“Jemi duke jetuar në një kohë me pasigurira të mëdha ekonomike dhe jo më larg se sa në kufirin tuaj jugor keni Greqinë. Në Për vitin e ardhshëm, presim që rritja ekonomike në Shqipëri të jetë prej vetëm 1%. Sigurisht që kjo lidhet kryesisht me shkaqet e jashtme, çka do të thotë se do të ketë probleme në të gjithë rajonin

Jonathan Charles
Drejtori i komunikimit të BERZH-it këtë moment, të gjithë janë të shqetësuar rreth asaj që Greqia do të bëjë dhe impaktin që do të ketë në Eurozonë. Ju nuk mund t’I shmangeni dot lidhjes mes asaj që ndodh atje dhe asaj që ndodh në të gjithë rajonin. Arsyeja përse po ulim parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë dhe rajonit lidhet me faktin që ajo që mund të ndodhë në Eurozonë ose Greqi, me shumë gjasa do të reflektohet fuqishëm edhe në këtë pjesë të Europës”, shprehet Jonathan Charles, drejtori i komunikimit të BERZH-it.

BERZH e ka tkurrur parashikimin për ekonominë shqiptare në nivelin më të ulët prej vetëm 1.9% për vitin 2011, ndërkohë që viti i ardhshëm pritet edhe më negativ.  

“Për vitin e ardhshëm, presim që rritja ekonomike në Shqipëri të jetë prej vetëm 1%. Sigurisht që kjo lidhet kryesisht me shkaqet e jashtme, me atë që po ndodh në Eurozonë dhe me një përshkallëzim të mundshëm të krizës greke, çka do të thotë se do të ketë problem për të gjithë rajonin”.

Charles thotë se në këto kushte, Shqipëria duhet të vazhdojë reformat në disa sektorë kyc, ku vendi ka avantazhe, për të cilët do ketë dhe mbështetjen e BERZH-it.

“Mendoj se gjëja kryesore është të fillojmë të mendojmë për të ardhmen ekonomike, pra të mendojmë se çfarë investimesh ka nevojë ekonomia në mënyrë që të rritet. Është e qartë që në Shqipëri, ne mendojmë se mënyra më e mirë është të ndihmohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë edhe kompanitë më të mëdha të punësimit. Infrastruktura është gjithashtu shumë e nevojshme për të inkurajuar investimet. Një shembull janë investimet në energjinë e rinovueshme, hidrocentralet dhe ne po i mbështesim këto projekte, pasi ju ku mund të keni energji më efiçente, e cila mund t’i sjellë para vendit nëpërmjet eksportit”.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është një nga investitorët kryesorë në Shqipëri që asiston gjithmonë sektorin privat.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Këshilli Mbikëqyrës i BSH, miratohen dy kandidatura
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë pranoi edhe dy kandidaturat të tjera të propozuara nga kuvendi për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Albpetrol do të shitet 100 %
Qeveria ka dërguar në kuvend një ligj të posacëm për privatizimin e Albpetrol-it. Drafti, që pritet të diskutohet javën tjetër, ndryshe nga privatizimet e tjera strategjike, parashikon shitjen e 100 për qind të aksioneve të kompanisë së vetme publike të prodhimit të naftës. Korcë, mungon tregu për shitjen e mollëve
Qarku i Korcës i njohur për kultivimin e mollës përballet me mungesën e tregut gjë që për fermerët shënon një kosto të madhe financiare. Buxhet “i varfer” 2012
Qeveria është detyruar të tërhiqet përballë krizës dhe të parashikojë për vitin e ardhshëm një nga buxhetet me rritjen më të vogël historike.
Stringa: Borxhi i lartë, ndërmarrje drejt falimentimit
Nuk ka një limit të sanksionuar nga literatura ekonomike botërore për nivelin e borxhit publik, por është e qartë se për një vend të pastabilizuar me buxhet të vogël, niveli prej 60 për qind mund ta kthejë vendin në një ndërmarrje që ecën drejt falimentimit.


Lajmet kryesore

Ligji i Mbetjeve, PS: Referendum popullor
Berisha: Nuk importojmë mbetje të rrezikshme
Qytetarët kundër importit të mbetjeve
Rama: Importi i plehrave, tradhëti
Papandreu tërhiqet: S’ka referendum

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›