Shqiperia nuk e merr statusin KE-ja jep 15 rekomandime per vitin e ardhshem
Eljona Ballhysa - Komisioni Europian vendosi te mos i hape negociatat me Shqiperine per anetaresimin ne Bashkimin Europian. Shkak per kete eshte bere vecanerisht situata e tensionuar politike ne vend dhe mosgjetja e nje zgjidhje konsensuale per krizen politike. Ne nje dokument prej gati 10 faqesh Komisioni Europian ndersa ben publik vendimin per statusin e vendit kandidat pasqyron shkaqet qe cuan ne marrjen e ketij vendimi dhe jep rekomandimet qe duhen plotesuar nga Shqiperia. Komisioni do te vazhdoje te monitoroje progresin dhe do te vazhdoje te financoje projekte te ndryshme. Komisioni do te beje publik nje tjeter raport-progres per Shqiperine ne vitin 2011 si pjese e paketes se zgjerimit. Ky raport do te fokusohet vecanerisht ne zbatimin dhe permbushjen e reformave kyce qe duhen adresuar per te hapur negociatat e pranimit - shkruhet ne perfundim te raportit cka tregon se kerkesa e Shqiperise per statusin do te shqyrtohet serish vitin e ardhshem.
Kritikat
Shqiperia nuk ka permbushur kriterin kryesor qe eshte ai politik. Ne dokumentin per opinionin shkruhet se nuk eshte permbushur efektiviteti dhe stabiliteti i institucioneve demokratike. Parlamenti dhe procedurat parlamentare nuk kane funksionuar sic duhet. Si rezultat Parlamenti nuk ka ushtruar mbikeqyrje efektive si dhe nuk ka ushtruar kontrollin ndaj qeverise. Dialogu politik eshte konfrontues dhe jokonstruktiv per shkak te ngercit politik qe ze fill qe nga zgjedhjet e qershorit 2009. Kjo e pengon punen e Parlamentit dhe pengon reformat e nevojshme qe duhen ndermarre me konsensus politik. Qeveria se bashku me opoziten kane pergjegjesine per arritjen ne menyre transparente dhe ne respekt te plote te Kushtetutes zgjidhjen e nevojshme qe vendi te shkoje perpara ne udhen e tij drejt integrimit. Me tej sipas Komisionit Europian ne Shqiperi ka probleme ne zbatimin e legjislacionit ndersa administrata publike dhe sherbimi civil jane te politizuara dhe mungon transparenca ne emerime.
Persa u perket zgjedhjeve te qershorit 2009 verehet se pervec arritjeve jane bere nje sere rekomandimesh dhe nevojitet perkthimi i tyre ne nje reforme zgjedhore qe do te shmange politizimin e procesit te ardhshem zgjedhor dhe problemet qe u shfaqen gjate procesit te numerimit.
Persa i perket sistemit te Drejtesise ne opinionin e KE-se shkruhet se mbeten shqetesime serioze ne funksionimin e pergjithshem efikasitetin dhe pavaresine e Gjyqesorit. Ka nje mungese te transparences ne emerimin promovimin transferimin dhe vleresimin e gjyqtareve dhe ka dobesi te konsiderueshme ne sistemin e inspektimit te Gjyqesorit. Nuk lihen pa permendur dhe politizimi i dekreteve te Presidentit te Republikes per anetaret e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese gje qe cenon pavaresine e institucioneve. Sipas KE-se problem serioz vazhdon te mbetet ende korrupsioni. Perkunder perpjekjeve korrupsioni eshte i perhapur ne shume fusha dhe perben nje problem serioz. Problematik mbetet korrupsioni ne Gjyqesor ai ne sistemin e kthimit dhe kompensimit te prones si dhe ryshfeti i perhapur ne sektorin e shendetesise - shkruhet ne raport. KE-ja veren si problematike dhe mungesen e transparences se financimit te partive politike.
Rekomandimet
Duke .............................te problematike e verejtur ne Shqiperi Komisioni Europian ka bere jo pak por 15 rekomandime per tu permbushur deri vitin e ardhshem kur do te rimerret ne shqyrtim kerkesa e Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat ne BE. Komisioni vlereson se negociatat per pranimin e Shqiperise ne BE duhet te hapen atehere kur vendi te kete permbushur ne masen e nevojshme kriteret per anetaresim ne menyre te vecante kriterin politik te Kopenhages qe kerkon stabilitet te institucioneve garantimin e demokracise dhe forcimin e shtetit ligjor. Ne kete kendveshtrim Shqiperia duhet te permbushe keto kritere kryesore Te plotesoje funksionimin normal te Parlamentit ne bazen e dialogut politik konstruktiv qe perfshin te gjitha partite politike. Te miratoje ligjet qe vazhdojne te qendrojne te pamiratuara si dhe te perforcoje maxhorancen ne Parlament. Te emeroje Avokatin e Popullit dhe te siguroje nje proces te rregullt degjimi dhe votimi ne Parlament per anetaret e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese. Te modifikoje kornizen ligjore per zgjedhjet ne perputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Te siguroje mbajtjen e zgjedhjeve ne perputhje me standardet nderkombetare. Te ndermarre hapa konkrete ne permbushjen e reformes ne administraten publike duke perfshire miratimin e amendimeve ne ligjin per Sherbimin Civil si dhe te forcoje sherbimin civil duke u bazuar ne profesionalizimin dhe ne depolitizimin e administrates. Te forcoje zbatimin e ligjit dhe te ndermarre reforma ne Drejtesi duke siguruar pavaresine dhe eficiencen e institucioneve te Drejtesise. Te zbatoje ne menyre efektive strategjine e qeverise per antikorrupsionin te hiqen pengesat e investigimit ne vecanti pengesat qe lidhen me hetimin e gjyqtareve ministrave dhe deputeteve - shkruhet ne raport. Po keshtu kerkohet forcimi i luftes kunder krimit te organizuar dhe miratimi i nje strategjie kombetare per te drejtat e pronesise qe duhet te parashikoje kthimin dhe kompensimin e prones. Te merren hapa konkrete ne drejtim te forcimit dhe te mbrojtjes se te drejtave te njeriut vecanerisht ato te grave dhe femijeve te komunitetit rom. Te merren masa per permiresimin e trajtimit te te ndaluarve ne komisariate apo ne dhomat e paraburgimit. Te perforcohet bashkepunimi rajonal te forcohen kapacitetet administrative te ruajtjes se kufijve te rritet bashkepunimi me shoqerine civile te forcohet liria dhe pavaresia e medias - perfundojne rekomandimet e KE-se.
Deklarata
Fyle Situata politike pengoi marrjen e statusit te vendit kandidat
Komisioneri Europian per Zgjerimin Shtefan Fyle beri te ditur dje gjate nje konference per shtyp ne Bruksel se kriza politike u be pengese per marrjen e statusit nga ana e Shqiperise. Fyle tha se nese Shqiperia permbush kriteret e percaktuara ne opinion atehere statusi mund te merret vitin e ardhshem. Ne kemi identifikuar prioritetet kyce qe jane percaktuar me qarte ne opinionin e KE-se. Ne do tu kthehemi ketyre prioriteteve kyce ne paketen e zgjerimit 2011. Vec kesaj ne rastin e Shqiperise ka te beje me shume me situaten politike ne Shqiperi. Nuk bej asnje vecim per qeverine apo opoziten por te dyja palet duhet te ndajne pergjegjesite qe kane. Duhet zgjidhur ky ngerc politik qe zgjat prej disa muajsh dhe duhen plotesuar kriteret e percaktuara ne opinion. Ndaj nese plotesohen keto vitin e ardhshem mund te merrni nje raport pozitiv - eshte shprehur Berisha. Gjate fjales se tij Fyle lexoi vendimin e Komisionit Europian per Shqiperine Malin e Zi dhe per te gjitha vendet e tjera te rajonit. Komisioni Europian rekomandon te nisin negociatat me Shqiperine dhe Malin e Zi sapo keto dy vende te kene plotesuar kriteret. Por ne vecanti duhet te plotesojne kriteret e paraqitura ne opinionin e KE-se per te dyja keto vende. Ne vecanti kerkohet plotesimi i kriterit politik te Kopenhages qe perfshin forcimin e shtetit ligjor. I bej thirrje Shqiperise te vazhdoje progresin qe ka arritur deri tani - eshte shprehur Fyle ndersa persa i perket Malit te Zi Fyle tha se KE-ja rekomandoi marrjen e statusit te vendit kandidat. Gjate fjales se tij Fyle tha se opinioni i KE-se per aplikimin per anetaresim eshte i bazuar ne nje analize te detajuar dhe te hollesishme dhe ka te beje me kriteret qe arrin te plotesoje secili nga vendet ne baze te kerkeses se BE-se. Ne monitorojme me kujdes implementimin e te gjithe kapitujve ne negociatat per anetaresim. Vleresojme dhe kapacitetin e ketyre vendeve. Ne i keshillojme keto vende se si te arrijne standardet qe ne kerkojme. Dhe ky eshte thelbi i mbeshtetjes se besueshmerise te axhendes se zgjerimit - eshte shprehur komisioneri Fyle.
Berisha Do te bej cdo perpjekje per te bashkepunuar me opoziten
Pas marrjes se opinionit te Komisionit Europian per statusin kryeministri Berisha u zotua se do te beje cdo perpjekje per te bashkepunuar me opoziten ne permbushje te kritereve dhe rekomandimeve te bera per marrjen e statusit te vendit kandidat vitin e ardhshem. Kete deklarate kryeministri Berisha e beri dje ne mbremje gjate nje konference per shtyp qe mbajti me drejtorin e Drejtorise se Zgjerimit prane KE-se Pier Mirel i cili i dorezoi Berishes dokumentin e KE-se. Gjate fjales se tij Berisha tha se ky dokument do te perbeje udherrefyesin e punes se qeverise ne ditet ne vijim. Dua ti garantoj shqiptaret se do te bej cdo perpjekje per te bashkepunuar me opoziten. Natyrisht une nuk pretendoj te udheheq opoziten. Ajo cka me takon mua eshte te bej oferta te ndershme transparente ne interesin me te mire te vendit. Une kete e kam bere dhe do te vazhdoj ta bej. Se dyti procesin e integrimit e marr si nje proces te bazuar ne merita dhe Shqiperine e marr keshtu sic eshte. Ne do te bejme cdo perpjekje per te shenuar hapa te rendesishem ne procesin e integrimit europian. Qeveria ka punuar me seriozitet shume te madh per procesin e liberalizimit te vizave dhe kjo u realizua. Qeveria do te punoje me seriozitet te madh per integrimin qe eshte me universal. Qellimi yne jane reformat. Une do te bej cdo gje qe ato te vazhdojne. Do te punoj me perkushtim mbi nje projekt qe e mbeshtesin 94 e shqiptareve - eshte shprehur Berisha.
10 Nentor 2010