E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i BE-se nxin reformat statusi i vendit kandidat eshte larg

Komisioni Europian publikon raportin analitik te opinionit per statusin. Korrupsioni eshte kthyer ne tradite. Hapa prapa ne reformat jetike

Albert Gjoka - Ne kohen kur Shqiperia kerkon te marre statusin e vendit kandidat ne BE ekspertet e Brukselit i vleresojne hapat e ndermarre per realizimin e reformave me tregues me negative sesa vitet e kaluara. Ne raportin analitik te opinionit te publikuar dje nga Komisioni Europian konstatohet nje ulje e ndjeshme e kritereve politike dhe ekonomike. Ndonese aplikimi i bere nga qeveria shqiptare ne prill te vitit te kaluar e vendos kriterin e monitorimit dhe te vleresimit ne nje stad me te larte sesa ai qe ka nje vend qe ka nenshkruar MSA-ne serish konstatohen probleme te mprehta ne fushen e drejtesise luftes ndaj korrupsionit sundimit te ligjit dhe sektoreve te tjere te zhvillimit ekonomik. Te vetmit tregues qe kane shenuar progres jane ato qe ishin te percaktuara edhe ne Udherrefyesin per liberalizimin e vizave. Thuajse ne te gjitha fushat e marra ne shqyrtim ekspertet sugjerojne se do te duhet qe te behet nje pune afatmesme per te arritur ne pershtatje me legjislacionin dhe standardet europiane. Problemi i perseritur ne cdo raport te progresit eshte korrupsioni i cili kete vit thuhet se eshte kthyer ne tradite. Roli i Presidentit eshte i kufizuar qeveria nuk zbaton vendimet e Gjykates Kushtetuese Kuvendi nuk funksionon sic duhet administrata publike vazhdon te mbetet e politizuar ndersa per Gjyqesorin propozohet nje reforme gjitheperfshirese. Ekspertet e Komisionit Europian konstatojne probleme serioze edhe ne fusha te tjera ne te cilat Shqiperia ka shenuar gjate viteve te kaluara perparime. Mbetet tradite mungesa e pavaresise se sistemit gjyqesor - konstatojne ekspertet e Brukselit. Per me teper gazeta sjell formulimet e permbledhura per disa prej fushave te marra ne shqyrtim nga hartuesit e raportit analitik te cilat flasin qarte se Shqiperia nuk do te ishte ne gjendje qe te merrte statusin e vendit kandidat edhe sikur te mos ekzistonte nje krize politike ne vend.

FORMULIMET PERMBLEDHESE TE RAPORTIT ANALITIK TE KOMISIONIT EUROPIAN

Demokracia dhe sundimi i ligjit

Kushtetuta e Shqiperise percakton nje kornize te arsyeshme per demokraci ne mbeshtetje te sundimit te ligjit. Gjykata Kushtetuese ka ecur qe nga viti 2005 ne rritje te pavaresise. Megjithate ne nje numer rastesh respektimi i Kushtetutes eshte sfiduar nga institucionet qeveritare sidomos duke nderhyre brenda ceshtjeve apo duke mos marre parasysh vendimet e Gjykates Kushtetuese.

Parlamenti
Parlamenti nuk ka funksionuar si duhet si nje institucion i pavarur dhe per rrjedhoje nuk ka ushtruar efektivisht dhe me eficience funksionin mbikeqyres dhe kontrollues ndaj qeverise. Kultura politike nuk eshte e favorshme per dialog politik konstruktiv. Qe nga zgjedhjet e qershorit te vitit 2009 aktiviteti parlamentar eshte penguar nga mosmarreveshje politike mes maxhorances dhe Partise Socialiste ne opozite.

Presidenti
Presidenti aktual ka rol kushtetues si garant i konsensusit promovimit te dialogut partiak dhe kompromisit. Megjithate ne disa ceshtje madhore te debatit publik perfshire edhe mosmarreveshjet politike qe nga viti 2009 roli i Presidenti ka mbetur i kufizuar. Ne vitin 2010 disa kandidatura te propozuara nga Presidenti per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte u rrezuan pasi nuk moren pelqimin e Kuvendit.

Qeverisja
Shqiperia ka nje sistem institucional te institucioneve qeverisese qe funksionojne gjeresisht edhe pse me disa mangesi. Keto lidhen vecanerisht me cilesite e uleta draftimit legjislativ dhe procesin e kufizuar te konsultimit te politikave me palet e treta. Kjo con ne mangesi serioze ne zbatimin dhe respektimin e legjislacionit. Rastet e mosrespektimit te vendimeve te Gjykates Kushtetuese nga qeveria gjate viteve te fundit dhe politizimi i votave te kandidaturave te Presidentit per Gjykaten Kushtetuese jane shqetesuese. Presidenti nuk ka qene ne gjendje te permbushe rolin e tij kushtetues si nje garantues i konsensusit promovimin e partise dialog dhe kompromis. Sistemi i qeverisjes vendore te Shqiperise eshte ne perputhje me parimet e Kartes Europiane te Veteqeverisjes Lokale.
Bashkepunimi mes qeverisjes vendore dhe prefekteve te emeruar nga qeveria funksionon pergjithesisht mire. Gjate viteve te fundit masat e planifikuara per decentralizimin nuk jane zbatuar. Mungesa e dialogut konstruktiv politik ne nivelin qendror ka ndikuar ne marredheniet mes nivelit qendror dhe atij vendor.

Administrata Publike
Struktura e pergjithshme ligjore administrative dhe sistemi i sherbimit civil jane kryesisht ne perputhje me parimet dhe standardet europiane edhe pse ekzistojne disa boshlleqe. Mbetet shqetesim zbatimi i duhur i kuadrit ligjor si dhe mungesa e transparences dhe pergjegjshmerise ne emerime dhe politizimi i administrates publike. Mbetet shqetesim zgjedhja e pritshme e Avokatit te ri te Popullit si dhe respektimin i pamjaftueshem i rekomandimeve ketij institucioni.

Sistemi Gjyqesor
Shqiperise i mungon nje tradite e pavaresise se Gjyqesorit. Ajo ka nevoje te vazhdoje procesin e reformimit te Gjyqesorit duke perfshire edhe miratimin e nje strategjie gjitheperfshirese te reformes gjyqesore dhe ligjet qe jane ende ne pritje per tu miratuar dhe te krijoje nje histori te qendrueshme te zbatimit duke treguar pavaresine dhe efikasitetin e sistemit gjyqesor. Ajo qe duhet te adresohet eshte mungesa e pavaresise transparences dhe llogaridhenia ne sistemin e emerimit transferimit dhe vleresimit te gjyqtareve si dhe permiresimet e nevojshme ne sistemin per kontrollin e Gjyqesorit. Fakti qe votimet ne Parlament te gjyqtareve kandidate ne Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese permban rreziqe te forta te politizimit dhe per pasoje te dobesimit te pavaresise se institucioneve. Jane te nevojshme edhe burime njerezore dhe financiare si dhe kushte ne infrastrukture per te siguruar funksionimin efikas te gjykatave. Gjithashtu Shqiperia ka nevoje per tiu adresuar korrupsionit ne Gjyqesor duke marre ne konsiderate te gjitha aspektet relevante perfshire pagat imunitetin sigurine dhe politizimin e emerimeve kyce.

Politika Antikorrupsion
Shqiperia ka bere perpjekje ne vitet e fundit per krijimin e nje kuadri ligjor dhe institucional per te luftuar korrupsionin dhe ka prodhuar disa rezultate modeste. Megjithate korrupsioni eshte i perhapur ne shume sfera dhe eshte vecanerisht nje problem serioz. Shqiperia ka nevoje per te perfunduar kuadrin ligjor sipas rekomandimeve te adresuara nga GRECO dhe shqetesimet kane te bejne me imunitetin pakufizuar te zyrtareve te caktuar publik. Zbatimi i efektshem i strategjise antikorrupsion dhe planit te veprimit duhet te demonstrohen dhe te deshmohen ne te gjitha nivelet ne ndeshkimin e rasteve qe kane ndodhur. Fusha me interes te vecante jane Gjyqesori sektori i shendetesise te drejtat te pronesise dhe te financimit te partive politike.

Forcat e sigurise dhe kontrollit civil
Kontrolli civil mbi forcat e armatosura dhe te sigurise dhe sherbimeve te fshehta eshte i rregulluar nga nje kuader ligjor i plote dhe strukture politike i cili percakton parlamentin si institucion me i larte mbikeqyres. Mbikeqyrja parlamentare ne fushen e sigurise vuan nga dobesia dhe nderhyrjet politike.

Angazhimet rajonale dhe nderkombetare
Shqiperia realizon ne menyre te kenaqshme kushtet e procesit te Stabilizim-Asocimit persa i perket bashkepunimit rajonal. Vendi eshte angazhuar fuqimisht per bashkepunimin rajonal dhe luan rol rajonal konstruktiv dhe merr pjese aktivisht ne nismat rajonale. Marredheniet me fqinjet jane pergjithesisht te mira. Shqiperia eshte pjese e Statutit te Romes. Megjithate vendi ratifikoi nje marreveshje dypaleshe me SHBA-te ne lidhje me Gjykaten Kriminale Nderkombetare e cila nuk eshte ne pershtatje me Qendrimet e Perbashketa te BE-se dhe parimet orientuese. Vendi ka nevoje te orientohet ne linje me qendrimin e BE-se.

Kriteret ekonomike

Stabiliteti ekonomik
Ne pergjithesi Shqiperia ka deshmuar rritje shume te forte ekonomik me teper se 5 qe nga viti 1998 ndersa aktiviteti ekonomik eshte ngadalesuar por mbeti pozitiv ne 2009-n ne driten Kriza globale.

Deficiti tregtar
Ne pergjithesi bilanci tregtar dhe llogaria korrente tregojne deficite te konsiderueshme dhe te vazhdueshme.

Punesimi
Ne pergjithesi ekzistenca e marreveshjeve te punes informale vazhdon te shtremberoje tregun e punes kurse mungesa e statistikave te besueshme pengon analizen. Edhe pse ne renie papunesia ka mbetur me kokefortesi te larte.

Politika monetare
Ne pergjithesi politika monetare ka qene e favorshme per te ankoruar pritjet inflacioniste pavaresisht nga masat e rendesishme qe mbivendosen ne efektivitetin e saj prej euroizimit te larte.

Deficiti publik
Ne pergjithesi deficiti publik eshte ulur nga nivelet e larta por trendi eshte permbysur ne 2007-2009-n i ushqyer tashme nga politika pro-ciklike si ne vitin 2006.

Te ardhurat fiskale
Ne pergjithesi institucionet e dobeta dhe nje sektor i madh informal kane rezultuar ne baze te ngushte tatimore e cila kufizon faturen fiskale pavaresisht masave te ndryshme qe jane marre vitet e fundit.

Borxhi publik
Ne pergjithesi niveli ne rritje gjate koheve te fundit i borxhit publik mbetet nje burim per dobesimin e sistemit makrofinanciar.

Privatizimi
Ne pergjithesi procesi i privatizimit ka avancuar ndersa kontributi i sektorit privat ne ekonomi ka arritur ne nje nivel te larte.

Tregjet financiare jo-bankare
Ne pergjithesi sektori financiar jo-bankar eshte ende i pazhvilluar dhe luan nje rol te paperfillshem si burim financimi i sektorit privat. Bursa e Tiranes eshte krijuar formalisht ne vitin 1996 por nuk eshte e listuar asnje kompani.

Levizja e mallrave
Ne pergjithesi ne fushen e levizjes se lire te mallrave Shqiperia do te duhet te beje perpjekje te medha dhe te vazhdueshme ne orientim me rregullat e KE-se dhe te zbatoje ato ne menyre efektive ne nje periudhe afatmesme.

Levizja e lire per punonjesit
Shqiperia duhet te ndermarre perpjekje shtese per tu pershtatur me Acquis dhe per ta zbatuar ate ne menyre efektive ne nje periudhe afatmesme. Ne lidhje me koordinimin e sigurimeve shoqerore duhet te merret parasysh se Shqiperia ka vetem tre marreveshje te sigurimit shoqeror dhe mbetet nje sfide e madhe per zhvillimin e kapaciteteve administrative dhe per koordinimin e dispozitave me te gjitha shtetet anetare te BE-se.

Levizja e lire e kapitalit
Shqiperia do te duhet qe te ndermarre perpjekje shtese per te pershtatur me Acquis dhe per ta zbatuar ate ne menyre efektive ne nje periudhe afatmesme.

Media dhe Informacioni
Ne pergjithesi Shqiperia duhet te beje perpjekje te konsiderueshme dhe te vazhdueshme per tu pershtatur me Acquis per te zbatuar ne menyre efektive ne nje periudhe afatmesme ne fushen e shoqerise se informacionit dhe medias. Vendi duhet te siguroje zbatimin e angazhimeve te MSA-se ne fushen e rrjeteve te komunikimeve elektronike dhe sherbimeve.

Bujqesia
Ne fushen e bujqesise Shqiperia duhet te beje perpjekje te konsiderueshme te lidhura me Asquis per ta zbatuar ate ne menyre efektive ne nje periudhe afatmesme. Politika bujqesore do te kerkoje ndryshime duke ecur perpara me mbeshtetje. Shqiperia duhet te forcoje kapacitetet e saj administrative dhe te fokusohet ne ngritjen e instrumenteve themelore dhe institucionet per menaxhimin dhe kontrollin e fondeve qe do te jepen ne kuadrin e politikave te perbashketa bujqesore. Duhet te krijoje nje baze e qendrueshme per statistikat e tregut bujqesor.

Transporti
Shqiperia do te duhet te beje perpjekje te qendrueshme ne aspektin e legjislacionit me Acquis dhe ta zbatoje dhe permiresoje efektivisht ne nje periudhe afatmesme. Ndonese ka perparim ne transportin rrugor eshte e nevojshme qe te merren perpjekje serioze ne sektoret e hekurudha transportit detar dhe ajror.

Energjia
Shqiperia e ka orientuar legjislacionin e saj ne nje numer aspektesh te Acquis dhe po pergatiten amendamente te struktures legjislative. Megjithate u duhet kushtuar me shume vemendje fushave te eficiences se energjise energjise se rinovueshme dhe tregut te naftes si dhe duhet nxitur realizueshmeria e tregut te energjise elektrike dhe zhvillimi i tregut te gazit.

Statistikat
Ne pergjithesi statistikat e Shqiperise nuk jane ne nivelin e kenaqshem ne pershtatje me standardet e BE-se vecanerisht persa i perket klasifikimit dhe regjistrave si dhe statistikave te bujqesise biznesit dhe ato makroekonomike. Nuk eshte e vendosur ne legjislacion ne baza legjislative nje pavaresi e mjaftueshme e INSTAT-it.

10 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›