E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha te pranoje oferten tone

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi se refuzimi i Komisionit Evrpian per statusin e Shqiperise si vend kandidat eshte dramatik ndersa theksoi se vendi humbi edhe nje tjeter tren per te mberritur ne Bashkimin Evropian.

Ne nje konference per shtyp Rama beri thirrje qe mazhoranca dhe kryeministri Sali Berisha duhet te lexoje oferten e socialisteve dhe ta pranoje ne emer te zgjidhjes se krizes permes transparences.

Te gjejme menjehere zgjidhjen per te cilen opozita Partia Socialiste une jemi investuar duke ofruar nje zgjidhje qe bazohet te leximi germe per germe i rezolutes se Parlamentit Evropian tha Rama.

Shefi socialist vleresoi se PS ndan te njejten pikepamje me opinionin e KE-se lidhur me mosfunksionimin e parlamentit shqiptar.

Rama permendi edhe nisjen e nje krize tjeter per shkak te nje perpjekjeje te rrezikshme te qeverise dhe Berishes per te kapur rob bashkite dhe komunat e opozites.

Ne jemi ne pergatitje per nje pershkallezim te protestash te papara me pare si shprehje e vullnetit te lire te qytetareve te cileve u detyrohemi sherbime qe Berisha nuk mund tua kufizoje duke marre para nga pushteti lokal tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›