Shqipëria organizonkampionatin botërortë vrapimit malor
BARCELONë- Sot në Barcelonë është marrë vendimi që në vitin 2011 Shqipëria të jetë mikëpritësja e kampionatit botëror të vrapimit malor. Mësohet se mes Federatës Botërore dhe MTKRS është nënshkruar edhe një kontratë për këtë eveniment.
Pritet që ky kampionat të zhvillohet në muajin shtator 2011. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i FSHA.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë edhe Zv/presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, si dhe rekordmeni i botës në kërcim së larti, Sergei Bubka, kanë deklaruar se Shqipëria është vendi ideal për organizimin e Kampionatit Botëror të Vrapimit Malor.
(m.a/BalkanWeb)