E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet ngaparaburgimi Gani Zogaj

PRISHTINE- Gjyqtari i procedurës paraprake i EULEX-it, ka liruar në procedurë të rregullt Gani Zogaj, i cili është i dyshuar për fshirje të serverit të Ministrisë së Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit.

Sipas avokatit mbrojtës, baza e prokurorisë për paraburgimin e Zogajt ka qenë e zbehtë dhe kjo ka qenë arsyeja që gjyqtari ka vendosur të mos i caktojë masë të paraburgimit.

Avokati Havolli tha se klienti i tij është paraburgosur për shkak se ka kërkuar nga policia dhe prokurori i EULEX-it që t’i tregojnë urdhrin për bastisje në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

“Klienti im u kishte kërkuar urdhër me shkrim dhe nuk ka qenë në dijeni se edhe urdhri gojor i prokurorit është i bazuar”, theksoi ai.

I pyetur për dyshimet se klienti i tij ka fshirë serverin, Havolli, u shpreh se kjo është çështje e hetuesisë, por beson në pafajësinë e Zogajt.
(e.n/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›