Shqiperia para ndryshimeve ne politiken fiskale

Per te bere nje oponence te forte ne disktutimin e paketes se re fiskale komuniteti i biznesit ka pergatitur nje sere pikash te cilat i prezanton si te debatueshme dhe te ndryshueshme nga varianti qe ka pergatitur qeveria. Nikolin Jaka kryetar i Dhomes se Tregetise dhe Industrise mendon se do te kete nje lobim te forte ne rradhet e deputeteve nga te gjitha krahet e politikes per te marre ne konsiderate disa propozime dhe sygjerime.
TVSH ne te gjithe sektoret e ekonomise
Nje prej kerkesave thelbesore eshte futja e skemes se Tatimit te Vleres se Shtuar TVSH ne te gjithe sektoret e ekonomise. Kjo godet drejteperdrejte informalitetin jep shanse te barabarta ne treg dhe konkurence te ndershme thote Jaka per DW.
Kjo do te thote qe per cdo fature mall e produkt tek konsumatori duhet te shoqerohet me fature TVSH-je. Kjo eliminon ne menyre te dukshme dhe te ndjeshme informalitetin dhe futjen e mallrave kontrabande pasi ata e kane te pamundur te bejne shitjen e tyre.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nikolin Jaka
Tarifat e akcizave ndryshojne vazhdimisht
Nikolin Jaka quan si shqetesuese per biznesin ndryshimin e vazhdueshem tetarifave te akcizave. Ai argumenton se nese bizneset vendase apo te huaja qe operojne ne Shqiperi bejne plane afatmesem psh 3 vjecare atehere cdo ndryshim qe i ben qeveria duke rritur akcizat dhe taksat e drejteperdrejta kjo ndikon negativisht ne aktivitetin e tyre. Pasi rritin kostot duke rrezikuar bilancet dhe ne teresi sipermarrjen.
Propozim tjeter kryesor nga rradhet e komunitetit te biznesit eshte aplikimi i diferencuar i TVSH-se. Ka sektore qe konsiserohen si prioritare apo specifike per te cilet TVSH nuk duhet te jete me e ulet. Ai i referohet dhe rastit te Greqise fqinje qe megjithese eshte ne presionin e efekteve te krizes ekonomike per sektorin prioritar ate te turizmit TVSH-ja eshte lene ne kufijte e 7 perqindshit.
Ne mendojme se TVSH-ja ne sektorin e turizmit si dhe ne ate te bujqesise te jete jo me shume se 10 perqind. Duhet te perjashtohet nga detyrimi me TVSH gjithe artizanati shqiptar pra e gjithe pune me dore nga artizanet e vegjel.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sherefedin Shehu
I pamundur ndryshimi i TVSH
Deputeti Sherefedin Shehu eshte nje nga ekspertet finaciare me te mire ne rradhet e mazhorances se djathte. Si ish zevendes minister i Financave ai komenton kerkesen qe ben biznesi per aplikim te Tatimit te Vleres se Shtuar ne te gjithe sektoret e ekonomise. Shehu equan kete nje kerkese racionale por sqaron se tashme qeveria ka filluar nje skeme per TVSH-ne dhe eshte e pamundurnderrimi saj brenda nje periudhe te shkurter.
Ajo qe po tenton qeveria eshte gjetja e rrugeve per ta ulur nivelin e TVSH-se thote Shehu per DW.
Pyetjes nese mund te plotesohet kerkesa e komunitetit te biznesit qe te ulet deri ne masen 10 perqind TVSH-ja ne turizem dhe shendetesi Sherefedin Shehu shfaq nje mendim te kundert.
Ka nje perfundim te nxjerre nga zbatimi i TVSH-se nga te gjitha vendet e botes sipas te cilit ulja e ketij tatimi nuk eshte shoqeruar me uljen e cmimeve. Pra qeveria nuk ka garanci qe keta operatore qe kerkojne uljen e TVSH-se neser do ta reflektojne kete dhe ne uljen e cmimeve. Keshtu une nuk e mbeshtes kete. Qeveria ka konsideruar disa politika te tjera qe do te kontribuojne ne uljen e kostos qe eshte e kunderta e asaj qe kerkojne bizneset. Sepse duke ulur TVSH-ne duhet kuptuar se nuk ulet kostoja pasi ky tatim rendom direkt mbi konsumatorin.
Tarifat per biznesin e vogel
Pjese e propozimeve te komunitetit te biznesit eshte dhe qendrimi ndaj binzesit te vogel. Nikolin Jaka shprehet se autoritetet qendrore ose lokale duhet te kene parasysh trajtimin e ketij biznesi sepse ai perfaqeson rreth 95 perqind te totalit te biznesit.
Une do ti beja thirrje jo vetem qeverise por dhe pushtetit lokal qe ka nje rol te rendesishem ne tarifat e taksave. Keto autoritete duhet te jene te kujdesshme me levizjen e tarifave te taksave ndaj bizneseve te vogla. Jaka merr si shembull tarifen fikse te takses se tabelave qe edhe kur ka nje te tille edhe kur nuk ka detyrimi per sipermarresit eshte 50 mije lek ne vit cka mund te konsiderohet nje nonsens apo nje gjobe antiligjore per biznesin e vogel.
Gjithashtu Nikolin Jaka president i Dhomes se Tregetise dhe Industrise se Tiranesshikon si rendim per kete kategori biznesi lloj lloj taksash per gjelberimin dhe pastrimin e ambjentit ne nje kohe kur sipermarrja psh eshte e ngritur ne nje zone pa kurrefare gjelberimi ose kur kujdeset vete per pastertine e ambjentit perreth.
Deputeti i mazhorances Sherefedin Shehu e mbeshtet kete kerkesa te biznesit pasi sipas tij qeveria eshte ne nje proces rivleresimi per ato qe njihen si taksa vendore apo te sherbimeve publike qe i ofrohen biznesit.
Sidomos ulja e ketyre kostove te tjera qe jane te pakontrolluara dhe ne disa njesi te qeverisjes vendore ato jane shume te larta. Po behet nje studim i cili do te konkretizohet dhe me ndryshimin e paketes fiskale qe ka te beje me keto lloj taksash thote Shehu per DW.
Autor Arben Muka
Redaktoi Aida Cama