E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi apel Kuvendit per investimet e huaja

Rishikimi

Duke marre shkas nga shqyrtimi ne seance plenare te projektligjit Per investimet e huaja biznesi vendas u ben nje tjeter thirrje deputeteve te Kuvendit te Shqiperise te rishikojne mundesine e fundit per ndryshimin e projektit. Do te ishte e papranueshme dhe mjaft e demshme edhe ne planin psikologjik per biznesin vendor qe eshte kusht shume i rendesishem i vendimeve per ndermarrjen e nismave investuese qe shqiptaret te ishin te neperkembur ne biznes edhe brenda vendit te tyre u shpreh dje administratori i Konfindustrise Gjergj Buxhuku. Nderkohe Konfindustria ka kerkuar qe mbeshtetur ne rregullin themelor te ekonomise se tregut konkurrencen e lire perzgjedhja e investitoreve per dhenien e mbeshtetjes shteterore te mos kete dallim ne origjinen e kapitalit te investuar por te mbeshtetet vetem ne a- rendesine strategjike te projekteve dhe/ose b- vleren e investimit te parashikuar. Sipas Buxhukut nese do te jepnim mbrojtje te vecante ligjore vetem per investitoret e huaj sikurse parashikohet ne draftin e paraqitur te projektligjit do te krijonim prishje te konkurrences tregtare ne dem te investitoreve vendore largim te kapitaleve jashte vendit dhe pengim te nismave investuese ne vend.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›