Projektet rishperndahen fondet mes ministrive
Nje pjese e fondeve per investimet e parealizuara nuk do te digjen por do te kalohen ne sektore te tjere. Qeveria miratoi dje nje rishperndarje fondesh ndermjet programesh te ndryshme brenda Ministrise se Arsimit Minstrise se Shendetesise dhe Ministrise per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit.
Qeveria ka miratuar nje transferte te konsiderueshme midis prorameve e te ndryshme ne Ministrise se Shendetesise. Referuar vendimit rreth 300 milione leke do te zbriten nga programi Sherbimi i kujdesit paresor dhe do te shkojne tek programi per Sherbimin e kujdesit dytesor.
Po ashtu qeveria ka pakesuar nje fond prej 35 milione leke nga grupi Institucione te tjera qeveritare ne programin buxhetor Per shoqerite e informacionit duke ia kaluar te plote shumen Ministrise se Arsimit dhe Shkences ne programin buxhetor Arsimi profesional. Krahas kesaj nje fond prej 15 milione lekesh eshte zbritur nga programi Arsimi profesional te cilat i jane shtuar grupit Institucione te tjera qeveritare.