E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria partnere e denjë e NATO-s, kontribuon për sigurinë globale

30-10-2012 / Gazeta 55

Rasmussen i përgjigjet deputetëve të PS-së

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), Ander Fogh Rasmussen i përgjigjet letër-ankesës së një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, lidhur me kontrollin parlamentar në Ministrinë e Mbrojtjes. Rasmussen shprehet se Shqipëria është një aleate e palëkundur e NATO-s dhe pjesëmarrëse në misionet më të rëndësishme të saj, për garantimin e paqes globale. Ai vlerëson përpjekjet e Shqipërisë në këtë drejtim, duke besuar në një partneritet të ngushtë me Shqipërisë dhe NATO-s.
“Që prej anëtarësimit në 2009-ën, Shqipëria ka qenë një anëtare e palëkundur. Aleat, i cili kontribuon aktivisht në mënyrë të veçantë në operacionet e NATO-s. Shqipëria ka qenë një nga kontribuueset e rëndësishme në operacionet e NATO-s në Afganistan, gjatë dekadës së kaluar dhe përpjekjet tuaja janë vlerësuar maksimalisht. Gjithashtu, është vlerësuar pozitivisht pjesëmarrja e Shqipërisë në misionin e KFOR-it”- shkruan në përgjigjen e tij, kreu i NATO-s, Rasmussen.
Përsa i takon çështjes së ngritur nga deputetët e Partisë Socialiste, Rasmussen vlerëson se bashkëpunimi konstruktiv mes institucioneve është në interes të vendit. “Mbikëqyrja parlamentare është një tipar i veçantë i demokracisë dhe Kuvendi luan një rol të rëndësishëm në çështjet e mbrojtjes kombëtare. Është në interes të vendit kur institucionet bashkëpunojnë ngushtësisht dhe në mënyrë konstruktive”- shkruan më tej, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), Ander Fogh Rasmussen në letër-përgjigjen dërguar deputetit socialist, Piro Lutaj. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›